Skip to content

Trajanovski realizoi inspektim të punimeve ndërtimore për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes aksit rrugor Trebosh deri në Neproshten (faza 1)

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e ekspertëve realizuan inspektim të punimeve ndërtimore për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes aksit rrugor nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten (faza 1). Gjatësia e qarkores do të jetë 5,34 kilometra dhe do të ketë dy korrsi me gjerësi prej tre metra.

Për ndërtimin e qarkores janë siguruar mjete nga buxheti i NPRRSH-së në vlerë prej 12,23 milionë euro. Për momentin, kontraktori i punimeve ndërtimore Granit SH.A Shkup është duke punuar në ndërtimin e mbikalimit mbi hekurudhë, ku janë ndërtuar pilonat, pllakat mbi pilona, dhe një murrë anësor. Aktualisht punohet në pregaditjen e trarëve të pararendur për mbikalimin. Gjithashtu, njëkohësisht me realizimin e punimeve ndërtimore po zgjidhet edhe shpronësimi i tokës. Reth 90% është realizuar depërtimi dhe pastrim i trasesë, ndërsa progresi aktual i punimeve ndertimore është 25 %. Mbikqyrës i punimeve ndërtimore është GEING SH.P.K Shkup.

 

Pjesë: