Skip to content

INPEKTIM NË REHABILITIMIN E DREJTIMEVE RRUGORE RAJONALE QË KALOJNË TRANZIT NËPËR VELES

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski, me ministrin e Transportit dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikoloski, si dhe kryetarin e Komunës së Velesit, realizuan inspektim në rehabilitimin e drejtimeve rrugore rajonale që kalojnë tranzit nëpër Veles R1102 dhe R1312, gjegjësisht hyrjet në veri dhe në lindje për në qytetin e Velesit. Me këtë rehabilitim Velesi fitoi një rrugë rajonale të sigurtë në të cilën popullata vendase mund të udhëtojë pa vështirësi.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka dy drejtime rrugore rajonale të cilat kalojnë nëpër Veles, dhe atë R1102 dhe R1312, të cilat ne i financojmë dhe për të cilat kemi siguruar 44 milionë denarë në kuadër të Programit  për mirëmbajtje investuese të rrugëve shtetërore, ndërsa NP “Rrugët e Maqedonisë” ka realizuar punimet ndërtimore për rehabilitim e të njëjtave. Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale si dhe bashkëpunimit me Qeverinë. Dua të theksoj se për fat të keq një pjesë e madhe e qyteteve nuk kanë qarkore dhe për këtë arsye NPRRSH ka filluar ndërtimin e qarkores në Tetovë, ndërsa qarkoret në Resnjë dhe Kavadar janë në fazë të projektimit dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm këto qarkore do  t’i ndërtojmë dhe pasi që t’i ndërtojmë të jenë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale dhe jo të NPRRSH-së. Gjithashtu, dua të përmend dhe një problem, konkretisht urën pranë lumit Vardar në fshatin Bashino, urë e cila është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, prandaj Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore këtë muaj do të hapë prokurim publik për projektimin e urës së re në lumin Vardar. Gjegjësisht shpresojmë se përzgjedhja do të jetë në janar ndërsa deri në verë të jetë gati projekti, dhe diku kah muaji tetor -nëntor i vitit ardhshëm të fillohet me ndërtimin e urës në lumin Vardar”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Pjesë: