Skip to content

Investojmë edhe në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NjVL) gjegjësisht komunat

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kujdeset dhe ndan mjete për rehabilitimin e drejtimeve rrugore rajonale në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, gjegjësisht komunat.

Në këtë drejtim, këtë vit përmes programit të NPRRSH-së për mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2025, për drejtimet rrugore rajonale të cilat kalojnë tranzit në komunën e Gazi Babës dhe Petrovecit janë planifikuar 40 milionë denarë për rehabilitimin e pjesëve më të dëmtuara të segmentit Maxhari – Idrizovë – Petrovec ku dhe kanë filluar aktivitetet dhe janë në vazhdim e sipër.

Paralelisht me aktivitetet e filluara në Komunën Petrovec për sanimin e rrugës rajonale po zhvillohen aktivitete për pastrimin e kanaleve nga të dyja anët e rrugës përgjatë drejtimit rrugor Jurumleri–Petrovec.

Këto aktivitete po zhvillohen dhe po realizohen nga Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë).

Së shpejti do të fillojmë edhe me rehabilitimin e rrugës në Konjare të Epërme, ku vlera e projektuar e punimeve për sanimin e këtij drejtimi rrugor është paraparë të jetë diku 6 milionë denarë.

Pjesë: