Skip to content

Inspektim mbi punët ndërtimore në rrugën rajonale R1102 segmenti Katllanovë – Veles

NPRRSH kryen rehabilitim të segmentit Katllanovë – Veles, i cili është i ndarë në dy seksione: seksioni i parë është 3,52 km ndërsa seksioni i dytë është 4,88 km apo gjithsej 8,4 km.Investimi është në vlerë prej 2,65 milion euro dhe sipas Marrëveshjes drejtimi rrugor duhet të përfundoj deri në fillim të periudhës së verës. Inspektim mbi punimet ndërtimore realizuan  drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe zëvendësdrejtori, Bllagojçe Tërpevski, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Në drejtim prej Velesit kah liqeni Mlladost, përfundoi asfaltimi i 1200 metrave të para. Punët ndërtimore vazhduan me rikonstruim të edhe një kilometri në vazhdim, dhe do të vazhdohet siç është paraparë.“Rehabilitimi i këtij drejtimi rrugër është pjesë e ciklit të madh investues të realizuar nga NP për Rrugë Shtetërore, potencoi drejori Rustemi  dhe shtoi se: ”Mirëpres që këtë drejtim rrugor ta përfundojmë brenda afatit të paraparë. Siç u informuam nga kontraktori dhe mbikëqyrësi punët ndërtimore po ecin me një dinamikë të mirë. Mjetet për rehabilitimin e këtij drejtimi rrugor janë siguruar përmes huamarrjes nga BERZH-i. Këtë vit në buxhet kemi mbi 460 milion euro për investime në infrastrukturë, që do të thotë se na paraprin një vit ndërtimesh dhe rehabilitimesh të rrugëve shtetërore.”, deklaroi drejtori i NPRRSh, Ejup Rustemi.

Kontraktor i punëve ndërtimore është JV INFRA EXPERT & VATO SH.P.K i cili është vënë në punë në gusht të vitit të kaluar dhe afati i përfundimit të punëve ndërtimore është 9 muaj. Mbikëqyrjen mbi punët ndërtimore kryhet nga EUROCONSALTING.
Ministri Bllagoj Boçvarski tha se kushtet e volitshme kohore mundësojnë të punohet në mënyrë aktive në rehabilitim të të gjitha rrugëve dhe shtoi:” Sot me drejtorët e NP për Rrugë Shtetërore, kryem inspektim në rehabilitimin e rrugës Katllanovë – Veles, në gjatësi totale prej 8,4 kilometra. Praktikisht kjo është rruga e vjetër nga Katllanova për në Veles dhe përmes këtij investimi duam që ta rindërtojmë rrugën e vjetër, e cila deri më tani ishte në gjendje të keqe. (mjerueshme). Gjithashtu, kjo është një lidhje rrugore shumë domethënëse duke pasur parasyshë se i lidh Velesin me liqenin e Velesit, ku kemi komunikacion intenziv dhe vizitë të një numri të madh turistësh. Jam i kënaqur me punën e kontraktorit, rehabilitimi po rrjedh me ritmin e paraparë dhe mirëpres që plotësisht të përfundoj para fillimit të verës së këtij viti.”

Pjesë: