“Në këtë moment kemi mbi 20% progres të punëve ndërtimore. Me këtë projekt është paraparë rehabilitim i plotë i rrugës deri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë. Rruga përbëhet prej dy korsi prej 3,5 metra dhe është planifikuar vendosje e bankinave të reja. Është paraparë rehabilitim i tre urave në këtë drejtim rrugor. Me rehabilitimin do ta rrisim sigurinë në komunikacion në këtë segment. Pres që deri në tetor të bëhet rehabilitimi i plotë i rrugës” – deklaroi drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
“Ky është një drejtim rrugor shumë i rëndësishëm sepse lidh venkalimin kufitar Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e Korridorit 8. Me mjete nga NP për Rrugë Shtetërore e rehabilituam që të mundësojmë rrjet cilësorë rrugor për qytetarët e Strugës, Ohrit, Dibrës dhe mbi të gjitha për shkak të lidhjes rajonale. Kemi detyrim të krijojmë një rrjet rrugor cilësorë në vend dhe këtë vit kemi aktivitet të fortë investimi për ta arritur këtë. Ky drejtim rrugor është pjesë e planeve tona të investimit dhe planifikojmë të përfundojë këtë vit deri në vjeshtë” – deklaroi ministri Boçvarski.
Sipas kryetarit të Komunës së Strugës, rikonstruimi i këtij drejtimi rrugor është i një rëndësie të madhe për shkak të lidhjes rajonale, zhvillimit të ekonomisë dhe zhvillimit lokal të rajonit.