Në ngjarjen e organizuar me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë dhe mbajtën fjalime kryetari i Qeverisë së RMV-së Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi.
Drejtori Rustemi theksoi se fillimi i realizimit të këtij projekti paraqetë moment historik për Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak se bëhet fjalë për projektin më të madhë infrastrukturor në sektorin rrugor. Ai mes tjerash tha se do të ndërtohen 120 km autosdrada që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë si dhe shpejtësi dhe siguri për pjesëmarrëit në komunikacion.
“Në fazën e parë, me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje krijohen kushte për fillimin e negociatave ndërmjet Konsulentin juridik, gjegjësisht me ekipin negociator, i cili është përgjegjës për të negociuar në emër të Komitetit për negociata të formuar (konstituuar) nga ana e Qeverisë së RMV-së, me partnerin strategjik JV:Bechtel dhe Enka për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e infrastrukturës rrugore të Korridorit 8 dhe të Korridorit 10-d. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për realizimin e punimeve ndërtimore do të fillojë faza e dytë e Marrëveshjes për kryerjen e Mbikëqyrjes profesionale mbi zbatimin në katër akset rrugore dhe atë: ndërtimi i autostradës Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir”, u shpreh drejtori Rustemi.
Drejtori i “IRD Engeineering“, Paolo Orsini theksoi se është “nder dhe privilegj të jesh pjesë e kësaj ngjarje në Qeveri”.
“IRD Inzhenering janë të pranishëm në Maqedoni për shërbime inxhinierike në 20 vitet e fundit. Një nga avantazhet tona konkurruese është dhe do të jetë prania jonë lokale me një kombinim të përvojës dhe ekspertizës ndërkombëtare. Së bashku me partnerët tanë vendas në këtë projekt do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të ndërtuar 4 akset rrugore me standardin dhe cilësinë më të lartë që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE”, potencoi Orsini.
NPRrSh dhe „IRD INGINEERING„ nënshkruan Marrëveshjen për mbikëqyrës dhe konsulencë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d
- Скопје
- 2 Shkurt, 2023
- 1 minute