Vitin e kaluar e mbyllëm me 150 milionë euro investime kapitale në infrastrukturën rrugore. Në vitin 2023 vazhdojmë me tempo më të fuqishme– janë planifikuar 486 milionë euro për investime, ndaj shpresojmë që buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për të arritur qëllimet e Programit Vjetor”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në panelin e diskutimit “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim kulturor në kushte krize”, mbajtur në kuadër të Konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja”.
„Vazhdojmë me tempo më të fuqishme, ky shtytësi kryesor i Programit Vjetor për vitin 2023. Për investime janë planifikuar 486 milionë euro, ndaj shpresojmë që buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për arritjen e synimeve të Programit Vjetor për vitin 2023. Në të hyrat e planifikuara dhe të ardhurave të NPRrSh-së janë paraparë edhe 244 milionë euro nga Buxheti i RMV-së për vitin 2023, përmes Ministrisë së Transportit Lidhjeve, në përputhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e Projektit për ndërtimin infrastrukturor të Korridorit 8, për autostradën Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Korridori 10d për aksin rrugor të autostradës Prilep – Manastir. Ky projekt shumë i rëndësishëm për vendin dhe rajonin së shpejti do të bëhet realitet, një realitet që do të mundësojë qasje më të lehtë në mallra, shërbime dhe kapital”, theksoi drejtori Rustemi.
Fakti që na bën krenarë, shtoi ai, është se këtë vit kemi programin më të madh të investimeve në të cilin janë përfshirë edhe rrugët që tashmë janë filluar, por edhe infrastruktura të tjera të planifikuara rrugore.
“Pra, këtë vit vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që presim të përfundojë deri në fund të këtij viti.Jemi duke vazhduar edhe me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, ku faza e parë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë këtë vit. Por, këtë vit do të fillojmë punimet ndërtimore për fazën e dytë, gjegjësisht dhjetë kilometrat e mbetura të këtij aksi rrugor shumë të rëndësishëm. Këtë vit do të fillojmë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Bojkoçan. Deri në fund të këtij viti presim t’i përfundojmë punimet ndërtimore në këto akse rrugore: – rruga rajonale Izvor-Garski most, rrugë që do të lidhë qytetet e Kërçovës dhe Dibrës dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit. -rrugët e shpejta Gradsko-Drenovë, Farish – Drenovë dhe Kriva Pallankë – Rankovc.-rikonstruimi dhe ndërtimi i korsisë së tretë të rrugës shtetërore Kriva Pallankë – Deve Bair,-rrugët rajonale Manastir-Mexhitlia, Strugë-Qafë Thanë, Shkup – Bllacë, Katllanovë – Veles dhe Veles – Gradsko. Do të rehabilitohet pjesë e autostradës A1 nga vendkalimi kufitar Tabanoc deri te nyja lidhëse Tabanoc. Do të ndërtohet unazë Tetovë përmes nyjes Trebosh deri në Neproshteno dhe ndërtimi i nyjes te Bërvenica si dhe do rehabilitohet rruga Ohër – Shën Naum deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë, si dhe shbumë rrugë tjera. Këtë vit do të përkushtohemi edhe në përpunimin e më shumë dokumentacioneve të projektit për drejtime të rëndësishme rrugore në vend”, theksoi drejtori i NPRrSh.
Secili rajon është i rëndësishëm dhe çdonjëri meriton kushte të mira për ndërlidhje rrugore dhe qasje më të shpejtë nga një vendbanim në tjetrin.
Me infrastrukturën bashkëkohore rrugore do të sigurojmë kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, duke hapur vende të reja pune dhe një standard më të mirë jetësor për qytetarët tanë, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në panelin e diskutimit “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillim kulturor në kushte krize”, mbajtur në kuadër të Konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja”.
Rustemi: “Për këtë vit janë planifikuar 486 milion euro për investime në infrastrukturën rrugore”
- Скопје
- 31 Janar, 2023
- 3 minutes