Skip to content

Rustemi: “ Investojme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për transport më të mirë dhe më të shpejt të njerëzve dhe mallrave”

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi, zëvendës minstirin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, kryetarin e komunës së Likovës z. Erkan Arifi, vizituan regjionin e Likovës ku Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore këtë vit përfundoi rekonstruimin e rrugës shtetërore R2133, segmenti Ropalce – Mateç me gjatësi prej 2,79 kilomentra. Gjërësia e rrugës është e ndryshueshme dhe lëviz prej 5,5 metra deri më 5,9 metra.

Njëkohësisht  Rustemi deklaroi se: “Mjetet e ndara për rekonstruimin e rrugës arrin vlerën e 113,332,415 denar , mjete të sigururara nga buxheti i NPRRSH. Përshdryshe, ky segment me gjatësi thuajse tre kilometra  lidh dy vendbanimet f. Ropalcën dhe f. Mateç, duke ju siguruar qarkullim te sigurt në komunikacion.  Më lejoni në këtë rast të falenderoj kontraktorin e punimeve  “Zhikollin” nga Strumica së bashku me “ Ilindenin” nga Struga si dhe mbikqyrësin “Evro Konsalting” së bashku me Geing Krebs &Kifer International” nga Shkupi. Për ne si ndërmarrje e autorizuar për ndërtimin e rrugëve, më e rëndësishme është siguria e pjesëmarrësve në komunikacion dhe pikërisht për këtë gjë dhe më tej do të investojm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore për transport më të mire dhe më të shpejt te njerëzve dhe mallrave.

Segmenti Haraqinë – Nikushtak – Ropalcë dhe Likovë – Orizarë të cilat kanë përfunduar komplet, si dhe Mateç – Likovë ku rikosntruimi ka përfunduar  dhe rruga është vënë në funskion dhe së bashku lidhin vendbanimet me gjatësi prej 20 kilometra.

Pjesë: