Skip to content

Rustemi “ Përfundojnë punimet e tunelit të 15-të në vend, tunelit të autostradës Kërçovë – Ohër,,

Territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas përqindjes së territorit të përgjithshëm, është 85,5 përqind malor, gjegjësisht e shtata në botë dhe është në listën e top 10 vendeve më malore. Prandaj kjo është njëra nga arsyet pse ndërtimi i rrugëve të reja është më i ndërlikuar, sepse trasetë në shumicën e rasteve kalojnë nëpër disa male, kodra, lumenj, etj.

Një zonë e tillë e ndërlikuar është zona e autostradës Kërçovë – Ohër, ku u krye inspektim në tunelin nga ana e kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Fatmir Bytyqi, ministrit të transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi. U konstatua se në dy tubat tashmë të depërtuara të tuneli po kryhen punimet përfundimtare të asfaltit.

Gjithashtu shtoi se gjatë inspektimit në Autopstradën A2, segmenti Kërçovë-Ohër, është konstatuar se janë depërtuar rreth 95% të trasesë.

“Aktualisht në të gjithë trasenë po punohet me mbi 800 punëtorë dhe me rreth 400 makineri gjegjësisht mekanizma. Gjithashtu ne e shfrytëzuam këtë rast për t’i rikujtuar Kontraktorit dhe Mbikëqyrësit që të vëzhgojnë dinamikën dhe periudhën e prolonguar të ndërtimit që siç e dini është deri në fund të vitit 2023. Aksi rrugor Kërçovë – Ohër përbëhet prej pesë nënsegmenteve me gjatësi prej 57 km, dhe me vlerë totale të parashikuar prej 598 milion euro”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Pjesë: