“Drejtimi rrugor Gradsko që çon në drejtim të Prilepit është një nga drejtimet rrugore më të frekuentuara dhe këtu lëvizin rreth pesë mijë automjete çdo ditë, por karakteristikë e këtij segmenti është frekuenca e rritur e trafikut të rrëndë i cili është rreth 18% nga trafiku i përgjithshëm. Kjo duket të jetë më se normale duke pasur parasyshë faktin se kjo rrugë lidh dy rrajone të rrëndësishme bujqësore – industriale, atë të Pellagonisë dhe të Vardarit. Rajoni i Pellagonisë në jug kufizohet me Republikën e Greqisë dhe me Republikën e Shqipërisë, dhe për këto arsye është i rëndësishëm për lidhjen rrugore e cila është pjesë e Korridorit 10D. Këtu kryqëzohen nyjet rrugore dhe hekurudhore që janë pjesë e rutës ndërkombëtare”. Këtë e deklaroi drejtoti i Ndërmarrjes Publike për rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore të cilat i kreu së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidjeve, Bllagoja Boçvarski.
Rustemi gjithashtu shtoi se: “Qytetarët që gravitojnë në drejtim të Prilepit dhe Manastirit e dinë mirë që këto 20 kilometra janë të vështira për t’u vozitur sidomos në periudhën e cila po afrohet a ajo është periudha e dimrit. Prandaj ndërmorëm aktivitete ndërtimore për ta bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të sigurtë, si dhe filluam me rehabilitimin e segmentit Farish – Prilep në gjatësi prej 19 km, mjete të cilat i kemi ndarë me ndihmë të BERZH-it në vlerë prej 4.07 milion euro. Siç mund të vëreni punimet ndërtimore janë drejtë përfundimit. Falemderojmë Kontraktorin e punëve ndërtimore Stenton Gradba dhe Grin Line me mbikëqyrësin Divi për kryerjen e rehabilitimit. Presim që qytetarët e këtij rajoni në fillim të stinës së dimrit të ngasin makinat në një segment të ri të rehabilituar që do të thotë siguri më e madhe”,deklaroi Rustemi.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe Qeveria e RMV-së, po investojmë në disa projkete në këtë rajon. Po punohet në mënyrë intenzive dhe në magjistralen Gradsko – Drenovë, e cila në të ardhmen duhet të lidhet me ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir, të cilën duhet ta ndërtoj Konsorciumi Amerikano – Turk “Behtel dhe Enka” dhe me rehabilitimin e filluar të rrugës magjistrale Manastir – Mexhitlija do të lidhemi shpejtë dhe sigurtë me Republikën e Greqisë.