Filluan aktivitetet ndërtimore për rikonstruimin e rrugës rajonale Robovë – Murtinë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe me drejtorin e NP për Mirëmbajtje për Rrugë Magjistrale dhe Rajonale, Kostadin Acevski si dhe kryetarin e Komunës së Strumicë, Kostadin Kostadinov, morrën pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstuimin e rrugës rajonale Robovë – Murtinë në gjatësi prej 3.5 km. Rrugë e cila ishte e rikategorizuar nga rrugë lokale në rrugë magjistrale, për të cilën janë ndarë edhe mjete finaciare për rikonstruimin e të njëjtës.

Drejtori Rustemi, e shfrytëzoi mundësinë për të informuar për projektet e ardhshme në këtë rajon me të cilat do të përmirësohet siguria dhe kualiteti i rrugëve në pjesën Jug- Lindore të këtij rajoni.

Ai informoi se: “ Shumë shpejtë do fillojmë me procedurën e përzgjedhjes së kontraktorit të punimeve, së bashku me komunën e Strumicë për realizimin e projekt dokumentacionit veç më të pregaditur për aksin rrugor Strumicë – Debile në gjatësi prej 3 km, nga të cilat 1.8 km do të zgjerohen me dy kahje lëvizëse dhe zgjerimi përfundon me rreth rrotullim para urës, ndërsa në pjesën tjetër të mbetur prej 1.2 km është parapa rehabilitim i rrugës. Gjithashtu Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka përgatitur projekt dokumentacionin për aksin rrugor Strumicë – Vallandovë – lidhje me A1 në gjatësi prej 26.6 km, e cila është e ndarë në 4 nën segmente: Strumicë – fshati Kosturinë në gjatësi prej 7.6km, nën segmenti i dytë prej në Kosturinë deri në Vallandovë në gjatësi prej 9.7 km, nën segmenti i tretë është nga qarkorja e re në Vallandovë deri në Vallandovë në gjatësi prej 4.9 km në nivel të magjistrales dhe nën segmenti i 4 është prej te qarkorja e vallandovës deri te lidhja me A1 me një gjatësi prej 4.4 km në nivel të magjistrales. Traseja përfundon me formimin e nyjes në Marvincë me të cilën sigurohet kontinuitet në rrugën shtetërore A1”, deklaroi drejtori i NPRRSH-së, Rustemi.

Gjithashtu shtoi se në përpunim e sipër është edhe përpilimi i projekt dokumentacionit për rrugën magjistrale, aksi rrugor Strumicë deri në kufi me R. e Bullgarisë.