Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore lajmëron se nga data 18.7.2022 prej ora 7 do të lëshohen në funksion pikat pagesore Preod dhe Kadrifakovë në autostradën A4 në segmentin Milladinovci – Sveti Nikollë – Shtip dhe anasjelltas.
Në pikat pagesore plotësish funksionon Sistemi Elekronik për pagesë të taksës rrugore. Theksojmë se dy korsitë e para nga ana e djathtë janë për automjete të cilat shfrytëzojnë pajisjen elektronike M-tag me të cilën kalohet duke ulur dhe ngadalësuar shpejtësinë e mjetit pa ndaluar, përderisa në korsitë tjera përpos pagesës me para në dorë, mundet të përdoret edhe kartela M-smart si pajisje elektronike për pagesën e taksës rrugore
НPikat pagesore Preod dhe Kadrifakovë kanë 7 (shtatë) kabina pagesore.
Në shtojcë është lista e çmimeve sipas kategorive të automjeteve:
Shuma e ndarë për punët ndërtimore dhe pajisjet për pagesë elektronike, për pikën pagesore Preod është 2.555.349,67 euro, ndërsa për pikën pagesore Kadrifakovë është 2.314.288,14 euro.
NPRRSH apelon dhe rekomandon përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë kalimit tranzit në pikat pagesore Preod dhe Kadrifakovë si një mënyrë më të shpejtë, më të sigurtë dhe më të thjeshtë të pagesës së taksës rrugore.
Me respekt,
NPRRSH