Rajoni i Pellagonisë, i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të vendit, në jug kufizohet me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Shqipërisë. Për këto shkaqe është më se i rëndësishëm për lidhjen rrugore e cila është pjesë e korridotit 10D. Këtu kryqëzohen nyjet rrugore dhe hekurudhore që janë pjesë e rutës ndërkombëtare. Prandaj drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministrin Bekim Rexhepi dhe zëvendësdrejtorin Bllagojçe Tërpevski, kryen inspektim në punët ndërtimore të rehabilitimit të rrugës shtetërore Gryka e Farishit – Prilep.
Një nga drejtimet rrugore më të frekuentuara është rruga rajonale që kalon nëpër Farish dhe që çon në drejtim të Prilepit apo e njohur si kalimi Pletvar. Qytetarët që gravitojnë drejt Prilepit dhe Manastirit e dinë mirë që këto 20 kilometra janë të vështira për të vozitur sidomos gjatë periudhës së dimrit.
“Për t’ua lehtësuar rutën rrugore dhe për të përshpejtuar qarkullimin e automjeteve filluam me rehabilitimin e segmentit Farish – Prilep në gjatësi prej 19 km, mjete në vlerë prej 4,07 milion euro të cilat i kemi ndarë me ndihmë të BERZH-it. Kontraktori i punëve ndërtimore Stenton Gradba dhe Grine Line me mbikëqyrësin Divi tashmë janë duke punuar në prerjen mekanike të asfaltit, vendosjen e bordurave të reja, gërvishtjen makinerike të asfaltit ekzistues, pas të cilës filloi procesi i asfaltimit. Prandaj jemi këtu për të kryer inspektim të këtij procesi dhe për të parë ecurinë e punës. Presim që qytetarët e këtij rajoni në fillim të stinës së dimrit të ngasin makinat në një segment të ri të rehabilituar që do të thotë siguri më e madhe”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Në mënyrë intensive po punohet në magjistralen Gradsko – Drenovë, e cila në të ardhmen duhet të lidhet me ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, të cilën duhet ta ndërtoj Konsorciumit Amerikano-Turk “Behtel dhe Enka”. Me rehabilitimin e autostradës Manastir – Mexhitlija do të lidhemi shpejtë dhe sigutrë me Republikën e Greqisë, dhe me këtë rast dua të informoj se nga 1 korriku Kontraktori veçse do të jetë i përfshirë në punët.