Skip to content

Takim bilateral midis Rustemit dhe Berberit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, zhvilloi një takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit rrugor shqiptar z. Evis Berberi.

Në takim dy drejtorët në prani të ekipeve të tyre diskutuan për disa tema të përbashkëta.

Njëra nga temat ishte përcaktimi i pikës së përbashkët në Koridorin 8 mes Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë e cila do të jetë në funksion të lidhjes rrugore më të mirë midis dy shteteve.

Gjithashtu Rustemi dhe Berberi diskutuan edhe për temat të cilat rrjedhin nga nisma Ballkan i hapur (Open Balkan).

Në këtë drejtim ka qenë edhe përcaktimi i detyrave dhe obligimeve nga implementimi i vendimit të nismës Ballkan i hapur, e cila i referohet interoperabilitetit për pagesë elektronike në pikëpagesat rrugore ETC ( Electronic Toll Collection).

Rustemi dhe Berberi u përkushtuan për një bashkunim më intensiv në të ardhmen midis dy institucioneve.

Pjesë: