Skip to content

Rustemi: “Depërtim të plotë të tubit të tunelit të majtë në drejtim të Prilepit, që po ndërtohet në magjistralen Gradsko – Drenovë”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarskin, zëvendës ministër z.Rexhepi dhe zëvendësdrejtorin e NPRRSH-së, Bllagojçe Tërpevskin, morën pjesë në depërtimin e plotë të tubit të tunelit të majtë në drejtim të Prilepit që po ndërtohet në magjistralen Gradsko – Drenovë.

Gjegjësisht, një nga proceset më karakteristike në ndërtimin e rrugëve të reja është procesi i depërtimit dhe ndërtimit të tuneleve dhe prandaj në prani të personave të parë të institucioneve dhe mediumeve pamë së bashku “dritën në fund të tunelit” në tubin e majtë me gjatësi prej 139 metra. Tubi tjetër i tunelit të djathë i cili është në drejtim të Gradskos do të jetë me gjatësi prej 150 metrave. Gjërësia e korsive rrugore në çdo tunel do të jetë 3.5 metra, ndërsa shtegu i këmbësorëve do të jenë një metër.

„Presim që të respektohet afati sepse kontraktori është plotësisht i mobilizuar dhe i ka të gjitha burimet e nevojshme në kuadër, fuqinë punëtore, makinerinë dhe pajisjet. Ky do të jetë tuneli i 14 rrugor në vend. Territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është 85.5 përqind malor dhe është vendi i shtatë në botë në listën e top 10 vendeve më malore sipas përgjindjes së territorit të përgjithshëm. Dhe të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se sa është e vështirë të ndërtohet në territor malor. Pikërisht kjo pjesë është e tillë dhe vetëm dhjetë kilometra largësi në këtë brez ndërtohen tunele, ura, nënkalime, nyje rrugore, viadukt dhe objekte të tjera. Për këto 10.2 km kemi ndarë 33.3 milion euro, mjete të siguruara nga BERZH” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

Ndërtimi i magjistrales Gradsko – Drenovë është i ndarë në tre faza, dhe në të njëjtën kohë filluam me rehabilitim të drejtimit rrugor Gryka e Farishit – Prilep, në kalimin Pletvar, në gjatësi prej 19 km, dhe në vlerë prej 5.6 milion euro, e cila në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësojë infrastrukturëm rrugore e cila të çon në Pellgoni. E gjithë kjo nënkupton shkurtimin e këhëzgjatjes së udhëtimit për në kryeqytet, por më e rëndësishme është, rritja e sigurisë së qytetarëve gjatë udhëtimit dhe mbi të gjitha stimulimin e zhvillimit ekonomik në komunat e rajonit të Pellagonisë.

Pjesë: