Rustemi: “Ndamë 360 milion euro për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të 40 akseve rrugore me një gjatësi totale prej mbi 540 kulometrash”
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi mbajti fjalim në Samitin për rrugët e Ballkanit Perëndimor 2022, i cili po zhvillohet në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të BERZH-it, BEI-së, të komunitetit të transportit, drejtorë të Ndërmarrjeve Publike dhe përfaqësues të tjerë relevant.
Tema në Samit ishte: “Formësimi i ardhmërisë, Rrugë të sigurta, inteligjente dhe të qëndrueshme” në kuadër të së cilës Rustemi foli për “Mundësitë dhe sfidat në menaxhimin e rrugëve në Maqedoninë e Veriut” në panel diskutimin kushtuar temës :”Lidhjes së pikave, rolit të menaxhimit të të dhënave në sigurimin e rrugëve më inteligjente”.
Në fjalimin e tij, drejtori Rustemi potencoi se infrastruktura rrugore është mjeti më më vlerë që e posedon sektori publik, e cila në të njëjtën kohë e mbështet ekonominë e vendit. Prandaj lidhja përmes infrastrukturës rrugore moderne dhe funksionale ka një rëndësie të jashtëzakonshme. Republika e Maqedonisë së Veriut ka një pozicion strategjik në Ballkan. Në të kalojnë dy korridore europiane, Koridori 8 dhe ai i 10, të cilët mundësojnë një rol të rëndësishëm në krijimin e rritjes ekonomike në rajon. Për këtë arsye politikat tona kanë një qëllim të qartë, krijimin e një rrjeti rrugor cilësor për të përmirësuar cilësinë e jetës te të gjithë qytetarët.
“Dhe për këtë në rrjedhë janë punët intensive ndërtimore, rikonstruimit dhe rehabilitimit të 40 akseve rrugore me një gjatësi totale prej mbi 540 kilometrash, për të cilat Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore siguroi 360 milionë euro, nga të cilat 46.5 milionë euro, janë nga buxheti i NPRRSh-së, ndërsa 216.5 milionë euro janë investime të siguruara nga kreditë e huaja.
Ky fakt tregon se si investitorë në emër të qeverisë, po realizojmë investime të mëdha kapitale, të cilat do të jenë depozitë për brezat e ardhshëm, sepse lidhshmëria e infrastrukturës rrugore ndërmjet qyteteve, vendbanimeve, fshatrave dhe rajoneve do të thotë krijim të kushteve më cilësore për zhvillim ekonomik.
Këtë cikël investimesh do ta rrumbullaksojmë me ndërtimin e 130 km autostradë që ia besuam Konsorciumit Amerikano-Turk “Behtel dhe Enka”, të cilët së shpejti duhet të fillojnë me aktivitet, për arsye se procedura është drejt përfundimit. Detyra e tyre kryesore do të jetë modernizimi i (arterieve kryesore rrugore), gjegjësisht të dy Korridoreve 8 dhe 10”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, në fjalimin e tij të mbajtur në Tiranë.
Më tej, ai iu referua dhe zhvillimit të Sistemit të Menaxhimit të të dhënave Rrugëve (Road Asset Management System – RAMS), që është “sistem mjetesh dhe metodash”, të cilat ndihmojnë për të sjellë vendime për gjetjen e strategjive efektive të planifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë, projektim dhe mirëmbajtje të rrjetit rrugor, në nivel të përshtatshëm të shërbimit në një periudhë të caktuar kohore (periudha e projektit). Vetë sistemi ka bazë të të dhënave, e cila në mënyrë të vazhdueshme përforcon dhe përditëson të dhënat mbi gjendjen momentale të rrjetit rrugor, dhe atë: ekuilibrin, kapacitetin e ngarkesës, rezistencën e fërkimit të konstrukcionit të korsive rrugore, sistemt të kullimit, plasaritjeve, etj. Sistemi do të fillojë të funksionojë pasi të mblidhen të dhënat e nevojshme mbi gjendjen e rrjetit rrugor dhe gjithashtu do të shërbej edhe për analiza të tjera, siç është kontrolli i vlerës së mjeteve, analizës së efekteve të projekteve të reja rrugore në të gjithë rrjetin rrugor. Përparësia më e madhe e përdorimit të RAMS-it do të jetë çasje në një bazë e strukturuar mirë, e shpejtë dhe gjithmonë në dispozicion të të dhënave rrugore. Implementimi i Sistemit të menaxhimit të të dhënave rrugore ka filluar në vitin 2017, përkrah tashmë sistemit RAMS të vendosur, në NPRrSh në vazhdimësi është implementimi (Sistem për menaxhimin e urave –BMS). Në kuadër të projektit BMS-së, po zbatohet projekt për krijimin e datotekës parësore për gjendjen e urave në rrugët shtetërore Bridge Condition Survey.
Në kuadër të Samitit u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Ndërmarrjeve Publike për rrugët e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i dokumentit është bashkëpunim për zhvillim të sigurtë, të zgjuar dhe të qëndrueshëm të rrjetit të transportit trans-europian (TEN -T) në rrugët e Ballkanit Perëndimor.