Skip to content

Rustemi: “Po investojmë më shumë se 26 milion euro në lidhjen rrugore të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës me pjesët tjera të vendit”

„Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevskin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarskin dhe zëvendësdrejtorin e NPRRSH, Bllagojçe Tërpevskin, kryen inspektim në punët ndërtimore në ndërtimin e rrugës rajonale R1202 segmenti Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë..

 

„Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore filloi me rehabilitimin e tërësishëm të rrugës rajonale Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë me gjatësi prej 18.46 km, investim me vlerë prej 6.18 milion euro. Traseja e këtij segmenti gjegjësisht është vazhdimësi e pjesës tashmë të rehabilituar segmentit Bunec – Hanet e Mavrovës..

„„“Me projektin për rehabilitim në Hanet e Mavrovës- Zhirovnicë janë paraparë të realizohen disa punë ndërtimore, siç është konstruksion i ri rrugor, sanim i tetë urave, ndërtimin e mureve të reja mbajtëse për shkak se të gjithë jemi dëshmitarë të rrëshqitjeve të shpeshta të dheut në këtë segment dhe punime të tjera me të cilat do të përmirësohet siguria në këtë segment. Për momentin në mënyrë intenzive punohet në disa pika të aksit rrugor, ndërsa po kryhen dhe punime të asfaltit. Siguria në rrugët shtetërore para se gjithash është prioriteti ynë dhe për këtë shkak presim që Kontraktori JV “ISA 2000” – PELAGONIJA nga Gostivari të realizon punimet e besuara në kohë dhe me cilësi”- deklaroi pas inspektimit të kryer drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi. Organ mbikëqyrësi i punimeve është GIM së bashku me EVRO Konsalting dhe IRD Inxhiniering. Rustemi gjithashtu e informoi kryeministrin Kovaçevski se kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e rrugës rajonale R2246 segmenti Izvor ( lidhja me A2) – Ura e Garës, me gjatësi prej 19 km, ku gjithashtu kryen inspektim në punimet ndërtimore. “Me ndërtimin e segmentit Izvor – Ura e Garës, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës do të fitoj lidhe të re rrugore midis qyteteve Kërçovë dhe Dibër si dhe do të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit. Për këtë qëllim siguruam 20.2 milion euro, mjete nga buxheti i NP për Rrugë Shtetërore. Kontraktori i punëve ndërtimore Ilinden – Strugë filloi me punë dhe për momentin punohet në pastrimin e trasës, gërmimin e punimeve tokësore dhe ndërtimin e argjinaturës. Deri më tani kemi 20% të realizimit të punës” – deklaroi drejtori Rustemi. Qëllimi i këtyre dy projekteve është të arrihet një zgjidhje optimale me atë që do të ofrohen kushte më të mira për zhvillim të trafikut, që nënkupton trafik të sigurtë, më të shpejtë dhe pa pengesa, si dhe të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit në rajonin malor jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pjesë: