Rustemi dhe Boçvarski në inspektim të punëve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Kërçov-Ohër

Drejtori i Ndërmarjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi dhe  Ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski inspektuan në teren për punët ndërtimore për ndërtimin e autostradës A2, aksi rrugor Kërçov-Ohër.

“Në inspektimin e sotëm të Autostradës A2, segmenti Kërçovë-Ohër së bashku me minsitrin e Transportit dhe lidhjeve konstatuam se janë depërtuar rreth 95% e trasesë,  një numër i madh i projekteve të infrastrukturës janë miratuar. Nga institucionet përkatëse pritet të zgjidhen edhe procedurat tjera, si shpronësimi, shndërrimi i tokës bujqësore në toke ndërtimore etj.Dhe sot kërkuam nga kontraktori të rrit dinamikën e ndërtmit në autostradë me tempo të përshpejtuar, po punohet  në shumë viadukte, në disa nyje rrugore, në rrugë paralele dhe alternative, në mure mbajtëse, punohet edhe në tunelet dhe në çdo gjë tjetër që është e paraparë sipas dinamikës së ndërtimit. T’ju rikujtojë se segmenti i autostradës Kërçovë-Ohër përbëhet prej pesë nën-segmente, me gjatësi të përgjithshme prej 57 km dhe me vlerë të përgjithshme të paraparë prej 598 miljon euro. Të nderuar, Kërçovë-Ohër nuk është vetëm autostradë në gjatësi prej  57 kilometra, por paralelisht me të ndërtohen edhe 30 kilometra shtesë rrugë paralele të qasshme, nyje rrugore si dhe ndërtohen edhe gjashtë deviacione për rrugë lokale”-theksoi pas inspektimit drejtori i Ndërmarjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi.

Korridori 8  është i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mu për këtë ndërtimin dhe modernizimin e tij ia besuam  konzorciumit Behtel dhe Enka. Për këtë qëllim edhe Kuvendi miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të infrastrukturës, i cili përfshinë segmentin Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projektin për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, si dhe Korridorin 10D, përkatësisht segmentin e autostradës Prilep- Manastir.

Tashmë është formuar edhe Komitet për Negociata për lidhjen e Marrëveshjes për ndërtim, ndërsa pas përgatitjes intenzive së të gjithë dokumentacionit të tenderit kemi publikuar shpallje për përzgjedhjen e Konsulentit mbikëqyrës dhe juridik i cili do të udhëheqë negociatat së bashku me Komitetin e formuar nga Qeveria. Edhe kjo procedurë është në fazën përfundimtare, me çka me këtë hap mundësohet fillimi i punëve përgatitore për realizimin konkret të Projektit.