Skip to content

Tërpevski: “360 milion euro për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të rrugëve në vend siguruam në vitin 2022”

Zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Blagojçe Tërpevski, mori pjesë në Biznes Forumin për infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i organizuar nga Oda Ekonomike, ku foli për projektet aktuale dhe të ardhshme në infrastrukturën rrugore.

ërpevski theksoi se këtë vit Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka siguruar 360 milion euro për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të 40 drejtimeve rrugore me gjatësi totale prej mbi 540 kilometra, gjë që tregon se NPRRSH si investitor në emër të Qeverisë realizon investime të mëdha kapitale për lidhje insfrastrukturore midis qyteteve, vendbanimeve, fshatrave dhe rajoneve, me çka krijohen kushte për transport të shpejtë dhe të sigurt të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë një kantier i madh ndërtimi. Vazhdojmë me ndërtimin e autostradave Kërçovë – Ohër dhe Shkup – Bllacë, ku faza e parë ka filluar, dhe janë duke u përgatitur aktivitete edhe për fazën e dytë. Planifikohet edhe ndërtimi i autostradave Bukojçan – Kërçovë në gjatësi prej 12.7 km, Tetovë – Gostivar me gjithsej gjatëso 17.5 km, Gostivar – Bukojçan – 30.3 km, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë – 21.7 km, si dhe Prilep – Manastir me gjatësi prej 39.3 km. Gjithashtu, momentalisht në ndërtim e sipër janë rrugët magjistrale Gradsko – Prilep, segmenti Gradsko – Drenovë, me gjatësi prej 15.5 km; segmenti Drenovë – Farish me gjatësi prej 10 km; rruga magjistrale Shtip – Koçan, segmenti Krupishtë – Koçan me gjatësi prej 13.75 km; rruga magjistrale Çatall – Kriva Pallankë, segmenti Çatall – Dllaboçicë, me gjatësi prej 15.5 km dhe segmenti Dllaboçicë – Kriva Pallankë me gjatësi prej 9 km. Kemi rehabilitime, rikonstruime dhe ndërtime të vazhdueshme të magjistraleve dhe rrugëve rajonale, siç janë: Kriva Pallankë – Deve Bair, magjistralja Kumanovë – Stracin, rrugët rajonale Gryka Farishka – Prilep, Hanet e Mavrovës (Mavrovi Anovi) – Zhirovnicë, Ropalcë – Mateç, Izvor – Ura e Garës, por edhe shumë rehabilitime, rikonstruime dhe ndërtime të tjera të planifikuara. Një pjesë e tyre janë: magjistralet Shkup – Bllacë, Podmolje – Strugë – Qafë Thanë, Manastir – kufiri me Republikën e Greqisë, rrugët rajonale: Katllanovë – Veles, Veles – Gradsko, Strumicë – Dabile, Ohër – Shën Naum, etj. Të gjitha këto projekte nënkuptojnë sigurim të një jete cilësore të qytetarëve, lidhje ekonomike dhe me këtë forcim ekonomik të rajoneve në vend dhe të vetë vendit. Kjo Qeveri në 3-4 vitet e kaluara ka ndërtuar, rikonstruuar dhe rehabilituar mbi 1000 kilometra rrugë dhe ka investuar mbi një miliard euro” deklaroi zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Bllagojçe Tërpevski.

Pjesë: