Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, kryen inspektim në ndërtimin e magjistrales së re Gradsko – Drenovë, që është pjesë e krahut D të Korridorit 10. Kjo pjesë nga pjesa qendrore e vendit tonë është e njohur si një udhëkryq i rëndësishëm trafiku dhe tregtar, jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin më të gjerë të Ballkanit. Këtu kryqëzohen akset e rëndësishme rrugore dhe hekurudhore, të cilat krijojnë një lidhje me pjesën veriore dhe jugore të Ballkanit dhe për këtë arsye Korridori 10 është një rrugë e rëndësishme ndërkombëtare e cila kalon nëpër vendin tonë.
Ndërtimi i rrugës magjistrale Gradsko – Prilep është i ndarë në tre segmente: Segmenti i parë, ndërtimi i rrugës magjistrale Gradsko – Drenovë, segmenti i dytë ndërtimi i rrugës magjistrale Drenovë – Farish dhe segmenti i tretë zgjërimi i aksit rrugor nga Prilepi deri tek ura në lumin Lenishkë dhe ndërtimi i korsisë së tretë të aksit rrugor nga fshati Bellovodicë – Kamenollom Mavrovë.
”Kjo rrugë është një nga rrugët më të rëndësishme në vend, në të cilën çdo ditë kalojnë disa mijëra automjete të të gjitha kategorive. Segmenti Gradsko – Drenovë financohet nga Programi për Rrugë Kombëtare, gjegjësisht mjetet janë të siguruara nga fondet IPA në vlerë prej 21 milion euro, me bashkëfinancim kombëtar në vlerë prej 3.7 milion euro, apo gjithsej në vlerë prej 24,74 milion euro. Segmenti i parë Gradsko – Drenovë ndërtohet nga kompania Shtrabag, ndërsa Mbikëqyrja është nga EGIS në konsorcium me Hill. Kjo pjesë, e rrugës magjistrale është me gjatësi prej 15,5 km, dhe në këtë segment është parashikuar të ndërtohen 4 viadukte, 4 mbikalime, 4 nënkalime dhe 2 akse rrugore në Gradsko – Rosoman. Rruga magjistrale do të përmbajë dy korsi qarkullimi prej 3.5 metra, dy korsi ndalimi prej 2.5 metra dhe dy korsi trafiku me një profil rrugor prej 12.4 metra. Në mënyrë intenzive po kryhen aktivitet e ndërtimit në aksin dhe mbikalimin Gradsko. Përqindja e realizimit të punëve deri më tani është 39,33 %, ndërsa afati i përfundimit është deri në korrik të vitit 2023” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, pas inspektimit të kryer.
Presim që rajoni qendror këtë pranverë dhe verë të jetë një kantier i madh ndërtimesh dhe qytetarët në një të ardhme të afërt të kenë infrastrukturë më të mirë rrugore që do të thotë zhvillim më i madh i rajonit.