Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shetërore, Ejup Rustemi së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevskin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryen inspektim në ndërtimin e magjistrales së re A3 Shtip – Koçani me një gjatësi prej 28 kilometra, me të cilën sigurohet një lidhje moderne dhe e sigurtë me rajonin Lindor.
Ndërtimi i magjistrales është i ndarë në dy faza: Shtip – Krupishtë në gjatësi prej 14,30 kilometra e cila është përfunduar në vitin 2020 dhe Krupishtë – Koçan në gjatësi prej 13,75 km, për të cilën janë ndarë mjete në vlerë prej 18,23 milion euro të siguruara nga BERZH-i.
Punët ndërtimore janë duke u zhvilluar me një dinamikë të kënaqur për këtë periudhë të vitit, dhe deri më tani kemi realizuar 75% të punëve ndërtimore.Pritjet tona janë që në fillim të tre mujorit të fundit të vitit të përfundojnë ndërtimet. Rruga do të jetë me kualitet të lartë ndërtimor, gjithsej gjërësia e magjistrales është 11,4 metra, do të ketë katër korsi, me nga dy korsi trafiku prej 3,5 metra dhe dy korsi për ndalje të detyruar prej 2 metra dhe dy korsi bordure prej 0,20 metra. Shpejtësia maksimale e lëvizjes në magjistralen midis Shtipit dhe Koçanit do të jetë 110 kilometra në orë. Kontraktorë i punimeve ndërtimore është “Sinohirdo” nga R. e Kinës, ndërsa Mbikëqyrës është “Patinvest inzhenering” SHA Sofje, R. e Bullgarisë, deklaroi pas inspektimit të kryer drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi.
Deri më tani është vendosur shtresa e parë e asfaltit BNS në 8 km larg segmentit. Strukturat e betonit, siç janë urat dhe mbikalimet, janë 75 deri në 80 % të përfunduara dhe janë duke u përgaditur punët përfundimtare, hidroizolimet, etj. Paralelisht po kryhen edhe punime të tjera shoqëruese. Janë paraparë 4 ura, dy nyje rrugore (në Koçani dhe Spançevë), dy nënkalime dhe tre mbikalime. Ky drejtim i ri rrugor fillon te vendi Tri Çeshmi në Shtip dhe ndërlidhet me autostradën tashmë të përfunduar Milladinovci – Sveti Nikollë – Shtip. Segmenti Shtip – Krupishtë që është pjesë e kësaj magjistrale në ndërtim A3 Shtip – Koçani, është në funskion.Vlera e planifikuar e projektit të përgjithshëm (të dyja fazat ) është rreth 40 milion euro.
Me ndërtimin e magjistrales mundësohet lidhje e shpejtë dhe moderne ndërmjet Shtipit dhe Koçanit, me çka do t’ua lehtësojë udhëtimin atyre që udhëtojnë nga Koçani për në Shkup dhe anasjelltas, sepse trasa e rrugës së re kalon jashtë vendbanimeve, dhe gjithashtu do të zvogëlohen kilometrat dhe kohëzgjatja e udhëtimit dhe më e rëndësishmja është se do të rritet siguria në komunikacion!