Skip to content

U kryen inspektime në ndërtimin e magjistrales Rankovc – Kriva Pallankë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve  Bllagoj Boçvarski kryen inspektim në ndërtimin e magjistrales Rankovce –Kriva Pallankë.

Me çka ata theksuan se të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë ekonomiko – politike të Korridorit 8 dhe lidhshmërinë rrugore me Republikën e Bullgarisë, por edhe me rajonin më të gjerë. Prandaj po investojmë në modernizimin dhe rindërtimin e Korridorit Pan-Evropian dhe drejtimet rrugore të cilat përfshihen me të.

Rustemi i informoi ministrin dhe kryeministrin për aspektet teknike lidhur me magjistralen gjatësia totale e së cilës do të jetë 25,5 kilometra.
“Ndërtimi është ndarë në dy segmente, nga të cilat segmenti i parë Dllaboçicë – Çatal është me gjatësi prej 15,5 kilometra dhe gjërësi prej 12,5 metra dhe për të cilin mund të informoj se problemet ekzistuese janë tejkaluar dhe tashmë kemi Kontraktorë për kryerjen e punëve i cili nga data 24 e këtij muaji filloi me punë. Vlera totale e këtij segmenti është 32 milionë euro.  Në segmetin e dytë ku dhe kryejmë inspektime  Kriva Pallankë – Dllaboçicë është me gjatësi prej 10 km dhe gjërësi të korsisë prej 10,4 metra dhe me vlerë totale prej 30,5 milionë euro, që do të thotë se vlera totale e projektuar për magjistralen e cila financohet me mjete nga Banka Evropiane është 62.5 milionë euro,”informoi Rustemi.

Aktivitetet ndërtimore në segmentin e dytë të magjistrales zhvillohen në përputhje me ritmin e planifikuar, dhe momentalisht në kushte dimërore, që do të thotë se po kryhen punime të cilave nuk u pengojnë të rreshurat e dëborës dhe kushtet e këqija atmosferike. Magjistralja e ardhshme Rankovc – Kriva Pallankë do të ketë nga një korsi për vozitje dhe nga një korsi ndihmëse për ndalim në secilin drejtim, me çka dukshëm do të shkurtohet koha e udhëtimit ndërmjet qytetit të Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Për momentin ka disa projekte të rëndësishme të filluara në këtë pjesë të vendit, siç është rehabilitimim i rrugës magjistrale Kumanovë – Straçin e cila është prej një rëndësie të veçantë jo vetëm për rajonin por edhe për mbarë shtetin.Projekti është i ndarë në dy pjesë, ndërsa do të jetë me gjatësi totale prej 32 km, dhe me vlerë totale prej 11,9 milionë euro. Segmenti i dytë është tashmë në fazën përfundimtare dhe presim që rehabilitimi të përfundojë së shpejti.
Vitin e kaluar ishte rehabilituar dhe rikonstruar rruga nga Rankovcë deri në Kriva Pallankë, në gjatësi prej 21 kilometrave, ndërsa për segmentin Kriva Pallankë – Deve Bair i financuar nga BERZH dhe WBIF, punimet e ndërtimit priten të përfundojnë deri në mesin e vitit 2022.

Gjithashtu, është duke u përgatitur projekt programi për projektimin e magjistrales Romanovcë – Stracin e cila është planifikuar të financohet nga IPA 3. Me rehabilitimet, sanimet dhe ndërtimet tjera të filluara në këtë rajon duam të fitojmë një Korridor 8 të plotë i cili do të jetë i sigurtë për pjesëmarrësit në trafik.

Pjesë: