Autostrada Shkup-Bllacë për shkak të rëndësisë së saj të jashtëzakonshme është vazhdimisht sferë e interesit për publikun e gjërë. Prandaj drejtori i Ndërrmarjes publike Ejup Rustemi dhe ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski inspektuan punimet e ndërtimit që po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar.
Për momentin, siç e shihni është duke u asfaltuar gjegjësisht po kryhen punimet e asfaltimit në rrethrrotullimin 1, rampa 1 në një gjatësi rreth 400-450 m. Nga Kontraktori Granit dhe nga Mbykëqyrësi GIM jemi njoftuar se progresi total i punimeve është 48%. Për aq kohë sa kushtet e motit na lejojnë do te vazhdojm me pune intenzive-deklaroi pas inspektimit drejtori Rustemi.
Në fakt, ndërtimi i aksit rrugor Shkup-Bllacë është i ndarë në dy nënseksione: seksioni i parë nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë në gjatësi prej rreth 1,9 km me mjete nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore në vlerë prej 14,2 milionë euro dhe seksioni i dytë nga fshati Bllacë deri te kryqëzimi në Stenkovec në gjatësi prej rreth 10,5 km i cili do të financohet me kredi nga BERZH.
Ministri Boçvarski tha se:”Kosova është partneri ynë i rëndesishëm tregtar, me ndërtimin e këtij seksioni do ti japim kontribut shtesë në rritjen e marëdhënieve tregëtare.