Skip to content

Rustemi: “Ne po investojmë 15 milionë euro të tjera në ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës Shtip-Radovish”

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski inspektuan aktivitetet ndërtimore nga ndërtimi i fazës së dytë të magjistrales Shtip–Radovish e cila do të jetë me gjatësi të përgjithshme prej 40,46 kilometrave, qytetarët e regjionit juglindor do të fitojnë magjistrale të sigurtë, e cila do të paraqet lidhje themelore të rrugëve mes Maqedonisë Lindore dhe asaj Perendimore.

„Para 3 muajve, më sakt në qershor, e lëshuam në përdorim seksionin e parë të qarkores Jug-Shtip deri te Buçim, në gjatësi prej 23 kilometrave. Sot kemi kryer inpektim në punët ndërtimore të fazes së dytë e cila është nga kryqëzimi Tre çezme deri te rrethi në Radovish dhe është në gjatësi prej 17 kilometra jo të plota, dhe me vlerë prej pothuajse 15 milion euro“, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi pas inspektimit.

Përndryshe, edhe seksioni dytë ka të njëjtat cilësi teknike të përshkruara për rrugët magjistrale, kështu që edhe këtu sigurohet një korsi dhe një korsi ndihmëse, me një gjerësi prej 11.4 m. Shpejtësia maksimale e automjeteve do të jetë 110 kilometra në orë.
Faza e dytë përbëhet nga dy seksione me gjatësi pothuajse të barabarta nga 8.5 km dhe punohet në rekonstruim të rrugës ekzistuese, si dhe zgjërimin e saj deri te profili i magjistrales. Seksioni i parë, është nga Tre çezmet deri në Shtip-Jug ku po punohet intenzivisht në rekonstruimin  rrugor.
„Seksioni i dytë, është nga rrethi Buqim deri në Radovish, ku përpos zgjërimit të rrugës ekzistuese deri te profili i magjistrales, punohet edhe në rrugën paralele nga ana e majtë e magjistrales, nga rrethi Buçim deri në Radovish. Zgjërimi i rrugës ekzistuese është e ndjekur edhe me ndryshimin e gjeometrisë së rrugës, me të cilën rritet siguria e vozitjes. Punët ndërtimore të këtij seksioni janë kryer pothuajse tërësisht. Përndryshe, në seksionin e dytë janë kryer gjithsej 16 objekte për tejkalim të (urave, mbikalime, nënkalime dhe lëshime në shtroje pllakash) të cilat janë me gjërësi të asfaltit rrugor prej 12.5m. Në magjistralen janë kryer edhe 3 nyje rrugore:  Nyja Injevë; Nyja Radovish; dhe Nyja Shtip Perendim. Të gjitha nyjet realizohen me ndriçim në përputhje me standardet më të larta. Realizimi i punëve të kryera deri më tani është 65% dhe ne jemi të kënaqur nga tempoja e kryerjes së punëve nga ana e Kontraktuesit SHTRABAG dhe mbikqyrësit GEING dhe DIVI. Afati i paraparë për ndërtim është prilli i vitit 2022 edhe pse ne realisht presim që punët të përfundojnë edhe para afatit të dhënë“, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

Magjistralja A4 Shtip-Radovish është projektuar dhe ndërtuar me kualitet dhe në përputhje me standardet më të reja dhe më të larta evropiane. Me ngjitjen e drejtimit rrugor A4 Shtip-Radovish me autostradën Milladinovci – Shën Nikollë – Shtip mundësohet komunikimi me regjionet jashtë vendit dhe më gjërë. Gjithashtu, me ndërtimin e kësaj rruge shkurtohet koha e udhëtimit, komunikacioni do të zhvillohet më sigurt, ndërsa do të zvogëlohen edhe shpenzimet e pjesëmarrësve në komunikacion.

 

Pjesë: