Një nga rrugët më të rëndësishme ndërkombëtare që kalon përmes vendit dhe që lidh regjionin me pjesën tjetër të Evropës, është Korridori 10. Kjo është arsyeja pse drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi dhe Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski inspektuan punimet ndërtimore në seksionin e dytë Drenovë-Farish.
Ndërtimi i magjistrales Gradsko-Prilep e cila është e ndarë në tre seksione: seksioni i parë Gradsko-Drenovë, seksioni i dytë Drenovë-Farish ku jemi sot për inspektim, dhe seksioni i tretë zgjerimi i seksionit rrugor nga Prilepi deri te ura në lumin Lenishka dhe ndërtimi i korsisë së tretë në seksionin rrugor nga fshati Belovodicë Kamenollom- Mavrovë.
Kjo rrugë është një nga drejtimet rrugore më të rëndësishme në vend, ku çdo ditë kalojnë mbi 6 mijë automjete nga të gjitha kategorive. Problemet që kishim, tashmë janë prapa nesh. Ky seksion në gjatësi prej 10.2 km për të cilin janë ndarë mjete prej 33.3 milionë euro, të siguruara nga BERZH, u mor nga Sinohidro, ndërsa mbikëqyret nga GEING dhe presim një angazhim më të madh në ndërtimin e filluar.
Për momentin janë duke u kryer punimet përgatitore, gjegjësisht rrugët hyrëse, punëtoritë mekanike dhe armiruese dhe ato të makinerisë teknike. Gjerësia e seksionit Drenovë-Farish është e ndryshueshme. 5km janë me platformë asfalti prej 12.4 metra që i përgjigjet magjistrales, ndërsa pjesa e mbetur më shumë se 5km, janë me platformë prej 17 metra që i përgjigjet autostradës me gjerësi të zvogëluar. Në vetëm dhjetë kilometra distancë në këtë segment ndërtohen dy tunele, 21 ura, 5 nënkalime, 11 mure mbajtëse, një rrethrrotullim në rrugën lokale në kryqëzimin e Drenovës dhe një viadukt, i cili tregon për çfarë qasje të vështirë të terenit bëhet fjalë.
T’ju rikujtoj se ndërtimin e seksionit të parë Gradsko-Drenovë e mori kompania Shtrabag, e cila po punon intensivisht, ndërsa Mbikëqyrja i është besuar EGIS-it – tha pas inspektimit drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi.
Në vijim janë dhe punimet për rehabilitimin e drejtimit rrugor Gryka Farishka-Prilep, qafa Pletvar, me gjatësi prej 19 km dhe me vlerë prej 5.6 milion euro, e cila do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore të krahut D të Transportit Pan-Evropian Korridori 10.