Skip to content

16 mijë banorë në 37 vendbanime në Komunën e Probishtipit pas disa dekadash fituan rrugën e rehabilituar dhe të rekonstruar aksin rrugor Krupishtë-Probishtip.

Aksi rrugor  Krupishtë-Probishtip është një arterie e rëndësishme trafiku për qytetarët e Probishtipit drejt Shtipit, Koçanit dhe vendkalimit  kufitar me Bullgarinë në  Delçevë , arterie që nuk është rehabilituar dhe rekonstruar me dekada. 16 mijë banorë në 37 vendbanime të këtij rajoni tani më  vozisin të sigurt me asfalt të ri dhe rrugë të plotësisht të  rekonstruar. Inspektim në seksionin  kryen  Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi sdhe Zëvendës Blagojçe Trpevski, si dhe Kryetari i Komunës së Probishtipit.

Ne investojmë në çdo komunë sepse secili meritonë infrastrukturë më të mirë rrugore, dhe për këtë arsye  qytetarët në këtë rajon fituan   rrugë të rehabilituar me çka u  arrit përmirësimi i  performancave teknike të seksionit dhe siguri më e madhe e pjesëmarrësve në trafik. Me përfundimin e asfaltimit, me vendosjen e një barriere elastike dhe sinjaleve horizontale dhe vertikale të trafikut, ky aks  rrugor  është rehabilituar plotësisht. Në procesin e rehabilitimit dhe  sanimit të këtij aksi rrugor   u udhëheqëm nga dëshira pas shumë dekadash për të bërë diçka për këtë rajon të vogël, por i rëndësishëm në pjesën verilindore të Republikës, një rajon që është ende  industriale, shoqëror dhe qendër  administrative, tha drejtori i NPRRSH..Ejup Rustemi.

“Lidhet  rajoni dhe më gjerë, dhe ajo është një potencial i madh për zhvillimin e lidhjeve të reja përmes iniciativave të biznesit.” “Tani, nga Probishtipi në Shkup, përmes një infrastrukture krejtësisht të re dhe moderne rrugore, arrihet për 1 orë e 45 minuta,”theksoi    Kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski tha se tani po punohet në mënyrë aktive  në  rajonin Lindor, sepse deri më tani nuk është investuar në infrastrukturën rrugore  në këtë pjesë të vendit dhe shtoi: E ndërtuam seksionin e autostradës Milladinovci- Shtip e ndërtuam fazën e parë të autostradës prej Shtipit deri në  Krupishte, dhe  deri në fund të vitit  presim ta lëshojmë në përdorim  edhe fazën e dytë nga Krupishtë deri  në Koçan. Gjithashtu e lëshuam  në përdorim fazën e parë të autostradës  Shtip-Radovish,  presim  në shtator të lëshohet  në përdorim seksioni nga Buçim në Radovish, dhe  pjesa nga Tre Çezmet deri  në Shtip të përfundojë vitin e ardhshëm.

Gjatë ndërtimit dhe rekonstruimit  të aksit  rrugor  Krupishtë-Probishtip, u vërtetua  se në pjesë të caktuara rruga është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, prandaj patjetër ishte e nevojshme të intervenohet  dhe të bëhej një rikonstruim i hollësishëm i atyre pjesëve, me gërmime në rrugë edhe  deri në dy metra, por edhe të bëhet  kullimi për të mbrojtur rrugën, posaqërisht  në  periudhën e dimrit.

Ky rehabilitim dhe rekonstruim i rrugës rajonale Probishtip-Krupishtë është pjesë e shtatë rrugëve të financuara nga BERZH të cilat filluan të bëhen në pranverën e vitit 2019. Për seksionin në gjatësi prej  18 km, u ndanë  3.46 milion euro.

Pjesë: