Aksi rrugor Krupishtë-Probishtip është një arterie e rëndësishme trafiku për qytetarët e Probishtipit drejt Shtipit, Koçanit dhe vendkalimit kufitar me Bullgarinë në Delçevë , arterie që nuk është rehabilituar dhe rekonstruar me dekada. 16 mijë banorë në 37 vendbanime të këtij rajoni tani më vozisin të sigurt me asfalt të ri dhe rrugë të plotësisht të rekonstruar. Inspektim në seksionin kryen Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi sdhe Zëvendës Blagojçe Trpevski, si dhe Kryetari i Komunës së Probishtipit.
Ne investojmë në çdo komunë sepse secili meritonë infrastrukturë më të mirë rrugore, dhe për këtë arsye qytetarët në këtë rajon fituan rrugë të rehabilituar me çka u arrit përmirësimi i performancave teknike të seksionit dhe siguri më e madhe e pjesëmarrësve në trafik. Me përfundimin e asfaltimit, me vendosjen e një barriere elastike dhe sinjaleve horizontale dhe vertikale të trafikut, ky aks rrugor është rehabilituar plotësisht. Në procesin e rehabilitimit dhe sanimit të këtij aksi rrugor u udhëheqëm nga dëshira pas shumë dekadash për të bërë diçka për këtë rajon të vogël, por i rëndësishëm në pjesën verilindore të Republikës, një rajon që është ende industriale, shoqëror dhe qendër administrative, tha drejtori i NPRRSH..Ejup Rustemi.
“Lidhet rajoni dhe më gjerë, dhe ajo është një potencial i madh për zhvillimin e lidhjeve të reja përmes iniciativave të biznesit.” “Tani, nga Probishtipi në Shkup, përmes një infrastrukture krejtësisht të re dhe moderne rrugore, arrihet për 1 orë e 45 minuta,”theksoi Kryeministri Zoran Zaev.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski tha se tani po punohet në mënyrë aktive në rajonin Lindor, sepse deri më tani nuk është investuar në infrastrukturën rrugore në këtë pjesë të vendit dhe shtoi: E ndërtuam seksionin e autostradës Milladinovci- Shtip e ndërtuam fazën e parë të autostradës prej Shtipit deri në Krupishte, dhe deri në fund të vitit presim ta lëshojmë në përdorim edhe fazën e dytë nga Krupishtë deri në Koçan. Gjithashtu e lëshuam në përdorim fazën e parë të autostradës Shtip-Radovish, presim në shtator të lëshohet në përdorim seksioni nga Buçim në Radovish, dhe pjesa nga Tre Çezmet deri në Shtip të përfundojë vitin e ardhshëm.
Gjatë ndërtimit dhe rekonstruimit të aksit rrugor Krupishtë-Probishtip, u vërtetua se në pjesë të caktuara rruga është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, prandaj patjetër ishte e nevojshme të intervenohet dhe të bëhej një rikonstruim i hollësishëm i atyre pjesëve, me gërmime në rrugë edhe deri në dy metra, por edhe të bëhet kullimi për të mbrojtur rrugën, posaqërisht në periudhën e dimrit.
Ky rehabilitim dhe rekonstruim i rrugës rajonale Probishtip-Krupishtë është pjesë e shtatë rrugëve të financuara nga BERZH të cilat filluan të bëhen në pranverën e vitit 2019. Për seksionin në gjatësi prej 18 km, u ndanë 3.46 milion euro.