Skip to content

Rustemi: Investuam 24,74 milion euro në fazën e parë për ndërtim të asksit rrugor Gradsko-Drenovë, e cila është pjesë e rrugës magjistrale Gradsko – Prilep

Korridori 10 është rruga më e rëndësishme ndërkombëtare që kalon nëpër vend dhe lidh rajonin me pjesën tjetër të Evropës. Pikërisht për këtë drejtori i Ndërmarjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi shoqëruar nga  zëvendësdrejtori Bllagojçe Trpevski dhe Ministri për Transport dhe Lidhje  Bllagoj Boçvarski inspektuan në ndërtimin e rrugës magjistrale Gradsko-Drenovë, rrugë që është pjesë e krahut D të Korridorit 10, seksion që shkon nga Velesi në Igumenicë, përmes Prilepit, Manastirit, Lerinit, i njohur gjithashtu si Via Egnatia.

“Rruga magjistrale Gradsko-Prilep është e ndarë në tre  seksione:seksioni i parë ndërtimi i rrugës magjistrale  Gradsko-Drenovë, seksioni i dytë ndërtimi i rrugës magjistrale  Drenovë-Farish dhe seksioni i tretë zgjërim i aksit rrugor nga Prilepi deri tek ura në lumin Lenishkë dhe ndërtimi i korsisë së tretë të aksit rrugor nga fshati Belovodicë- Kamenolon Mavrovo. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme në vend, ku çdo ditë kalojnë mbi 6 mijë automjete të të gjitha kategorive. Seksioni Gradsko- Drenovo financohet nga Programi për Rrugë Kombëtare, gjejgësisht mjetet  janë siguruar nga fondet IPA në vlerë prej 21.75 milion euro me bashkëfinancim kombëtar në vlerë prej 3.7 milion euro, gjithsej në vlerë prej 24,74 milion euro. Problemet që i kemi pasur në realizimin e këtij projekti sepse kontraktori u largua nga trase, tashmë janë prapa nesh. Ndërtimi i seksionit të parë  Gradsko-Drenovë është ndërmarrë nga kompania Shtrabag, e cila ka burimet teknike dhe njerëzore për ndërtimin e saj në kohë, dhe Mbikëqyrja i është besuar EGIS” deklaroi pas inspektimit drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi.

Rruga magjistrale Gradsko-Drenovë në gjatësi prej 15.5 km. janë parashikuar  5 viadukte / ura, 4 mbikalime, 4 nënkalime dhe 2 kryqëzime në Gradsko dhe Rosoman. Ai përmban dy korsi prej 3.5 metra, dy korsi ndalimi 2.5 metra dhe dy korsi trafiku, me një profil rrugor prej 12.4 m. Puna tashmë ka filluar dhe aktualisht po kryhen aktivitete intensive të ndërtimit në kryqëzimin dhe mbikalimin Gradsko.

Në seksionin e dytë  nga Drenova në Farish e cila është e gjatë 10 km dhe për të cilën janë ndarë 31.8 milion euro të fondeve të BERZH, Sinohidro filloi punën. Së shpejti do të fillojmë dhe me rehabilitimin e aksit rrugor Gryka Farishka-Prilep, qafa e Pletvarit, me gjatësi prej 19 km dhe me vlerë prej 5.6 milion euro, që do të përmirësojë në mënyrë të rendësishme  infrastrukturën rrugore në krahun D të Transportit Pan-Evropian Korridori 10.

Pjesë: