Skip to content

Rustemi: “Qytetatrët nga rajoni juglindor fituan 23 km rrugë magjistrale moderne, e cila lidh Shtipin dhe Radovishin”

Kryeministri i Qeverisë së RMV Zoran Zaev, sëbashku me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike, Ejup Rustemi, vunë në punë 23.56 km nga faza e parë e magjistrales  A4 Shtip-Radovish, më saktësisht nga kryqëzimi Shtip në jug për në Buçim.
Qytetarët nga rajoni juglindor, fituan  një magjistrale të sigurt, moderne e cila lidh Shtipin, Radovishin dhe Strumicën dhe  paraqet një lidhje themelore rrugore midis Maqedonisë Lindore dhe asaj Perëndimore. Gjatësia totale e projektuar e magjistrales  së plotë A4 është 40.46 km.

Në këtë rast, Kryeministri Zaev, tha se udhëtimi dhe arritja e qytetarëve në kryeqytet është dyfish e shkurtuar.
“Dua të përmendi se në tridhjetë vitet e fundit kjo është rruga e vetme e përfunduar para afatit dhe besoj fuqimisht se kjo prirje e saktësisë, profesionalizmit të lartë dhe pa ndonjë devijim të projektimit dhe ndërtimit, do të ndiqet edhe në të ardhmen. “Ky është një shembull se si funksionon Qeveria, Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit, në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira në proces,” tha Kryeministri Zoran Zaev.
Drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi theksoi cilësitë teknike të magjistrales, e cila ka një korsi kryesore dhe korsi ndihmëse, dhe një gjerësi prej 11.4 m, dhe paraqet bazë për një autostradë të mundshme në të ardhmen. Shpejtësia maksimale e automjeteve është 110 kilometra në orë.

“Kjo fazë e parë e magjistrales  A4, gjatë kohës së  pandemisë është kompletuar plotësisht brenda periudhës së planifikuar prej 3 vjetësh. Është ndërtuar në përputhje me rregulloret dhe standardet në fuqi me një vlerë totale prej 45 milion euro. Për shkak të lidhjes më të mirë me vendbanimet e afërta në magjistrale, janë ndërtuar gjithsej 40 objekte, 4 (katër) kryqëzime në përputhje me standardet më të larta, 7 (shtatë) mbikalime dhe nënkalime, 11 (njëmbëdhjetë) ura dhe viadukte, dhe e gjithë kjo për qasje më të lehtë të qytetarëve deri dhe nga rruga e magjistrale . Përgjat gjithë gjatsisë së rrugës ka një gardh mbrojtës me rrjet nga teli, për trafik më të sigurt. Magjistralja A4 Shtip-Radovish është projektuar dhe konstruktuar me cilësi dhe në përputhje me standardet më të fundit dhe më të larta evropiane. Me lidhje të drejtimit rrugor A4 Shtip-Radovish me autostraden Miladinovci-Sveti Nikole-Shtip mundësohet komunikim me rajonet jashtë vendit dhe më gjerë. “Gjithashtu, me ndërtimin e kësaj rruge shkurtohet koha e udhëtimit,  trafiku do të jetë më i sigurt ndërsa  kostot e pjesëmarrësve në trafik do të zvogëlohen,” nënvizoi Rustemi në fjalimin e tij.

Në hapje ishin të pranishëm më tepë mysafirë,  ndër të cilët edhe Zëvendës Drejtori për NPRRSH Blagojçe Trpevski, deputetë dhe kryetarë të komunave nga ky rajon dhe kreu i BERZH Andi Aranitasi.

Pjesë: