Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore filloi rehabilitimin e plotë të rrugës regjionale R1202, seksioni Hanet e Mavrovës (Mavrovi Anovi) – Zheranicë me gjatësi prej 18,46 km, investim me vlere prej 6,18 milion euro. Trasa(rruga) e këtije seksioni realisht është vazhdimësi e pjesës veç më të rehabilituar seksioni Bunec – Hanet e Mavrovës (Mavrovi Anovi).
Në projektin për rehabilitim në Hanet e Mavrovës- Zheranicë janë paraparë të realizohen edhe disa punime tjera ndërtimore, si ndërimit një shtresor dhe dy shtresor në disa segmente të trasës(rrugës) ku dëmtimet e sipërfaqes janë më të theksuara, një konstruksion i ri rrugor në pjesët ku gjendja e saj është e keqe, parashifet dhe riparim i 8 urave, rindertim, dhe ndërtim shtesë të mureve të reja mbështetëse, sinjalizim i ri trafiku, shënim i rrugës dhe punime tjera me të cilat do të përmirësojnë sigurinë e seksionit.
Për momentin punohet ne pastrimin e terenit nga ana e majtë dhe e djathtë e rrugës, pastrim dhe sanim i urave, siç është sanimi i kësaj ure ku tani po realizojm inspektimin. Punohet edhe ne rikonstruimin dhe ndërtimin shtese të mureve mbështetëse, si dhe ndërtim i mureve të reja mbështetëse. Për ne si Ndërmarrje publike për rrugë shtetërore siguria është para së gjithash. Për atë shkak presim që Kontraktori JV “ISA 2000” – PELAGONIJA nga Gostivari të realizon punimet e besuara në kohë dhe me cilësi, ndërsa Mbikëqyrësi i punimeve është GIM së bashku me Evro Konsalting dhe IRD Inxhiniering. Gjithashtu dua të paralajmëroj se shumë shpejt do të fillon dhe procedura për realizimin e proektit për ndërtimin e rrugës rajonale R2246 seksioni Izvor- Ura e Garës“, Ejup Rustemi drejtor i Ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore.
Ku projekti ka për qëllim të mundësoj një zgjidhje optimale me atë që do të sigurojm kushte më të mira për zhvillim të trafikut. Që nënkupton siguri dhe zhvillim i trafikut më të shpejtë dhe pa pengesa, përkatësisht në kategorinë e rrugës me atë që do të zvogëlohet kohëzgjatja e rrugëtimit përmes Kërçovës dhe Dibrës si dhe me rajonin malor jugperendimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.