Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe Drejtori i NPRRSH, Ejup Rustemi inspektuan punimet e ndërtimit në rrugën Shkup – Bllacë, e cila është e rëndësishme për lidhjen e Republikës së Maqedonisë Veriore me vendet në Rajon. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, kryesisht për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, ai partneri ynë i rëndësishëm tregtar, ndërtimi i seksionit të autostradës do të japë kontribut shtesë në rritjen e marrëdhënieve tregtare.
Sot, së bashku me ministrat, kemi inspektuar punët e ndërtimit në autostradën Shkup – Bllacë, dhe jemi informuar nga Kontraktori dhe Mbikëqyrësi se për momentin ne jemi duke punuar në punimet tokësore, gjegjësisht gërmim në prerje si dhe fillim i aktiviteteve për argjinaturë, punohet në zgjidhje teknike për zhvendosjen e instalimeve nëntokësore në pronësi të Telekomit, EVN, A1 dhe Ministrisë së punëve të brendshme të cilat janë në fazën përfundimtare dhe përgatitjet për aktivitete konkrete me beton (gypat, mbikalimet, nënkalimet). Shpronësimi është përfunduar, dhe vlera e projektit është 881,742,867.03 (përfshirë TVSH-në) ose 14.26 milion euro, fonde të siguruara nga buxheti i NPRRSH- tha drejtori i Ndermarrjes publike për rruge shtetërore Ejup Rustemi.
Kontraktori për kryerjen e punëve është Granit ndërsa GIM është mbikëqyrësi.
NPRRSH pret që tani, pasi ngadalë të krijohen kushte më të përshtatshme të motit, të fillohet me një ritëm edhe më të fortë të ndërtimit sepse kjo pjesë e autostradës është një nga arteriet kryesore për lidhjen tonë me vendet e tjera në rajon.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi shprehu kënaqësinë për atë që pa në terren.
„Punimet tashmë kanë filluar këtu në dy kilometrat e parë dhe ndërkohë Ndërmarrja publike po punon dhe në pjesën e dytë të projektit të cilat janë 10 kilometra deri te qarkorja e qytetit të Shkupit, në të njëjtën kohë kam nderin dhe kënaqësinë të informoj publikun se jemi në bisedime me kryetarin e qytetit të Shkupit për proektimin dhe ndërtimin e rrugës së Kaçanikut në një zgjidhje të bulevardit,” tha Grubi.
Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski pas inspektimit tha se ka një front të hapur për punë, dhe kontraktuesi po punon shpejt dhe do të punojë gjatë gjithë sezonit së ndërtimit.
“Synimi ynë është një zgjidhje moderne e autostradës, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, e sigurt për trafikun dhe me atë i japim fund një epoke të lidhjes së dobët rajonale me fqinjët,” tha Boçvarski.
Përndryshe, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është planifikuar të ndërtohet në 2 seksione. Seksioni i parë është nga kalimi Kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë. Pjesa e mbetur e seksionit është nga fshati Bllacë deri në kryqëzimin Stenkovec, dhe është rreth 10.5 km e gjatë, do të financohet me një hua nga BERZH dhe një grant investimi nga WBIF, dhe gjatësia e përgjithshme është 12.5 km.
Për seksionin e dytë në përgatitje është dokumentacioni projektues, është përpilu projekti ideor dhe po realizohet skenimi në teren në trasë dhe zbulimi gjeometrik dhe gjeoteknik, gjegjësisht po realizohen hulumtime të trasës.