NPRRSH me lartësi prej 82% e renditur në vendin e parë sa i përket transparencës dhe përgjegjësisë.
Gjegjësisht, Qendra për Komunikime Qytetare realizoi hulumtim me të cilin subjekt i monitorimit dhe renditjes ishin 30 ndërmarrjet më të mëdha në pronësi të shtetit. Në krye të renditjes me nivel më të lartë të përmbushjes së detyrimeve prej 82% është përsëri Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, e cila shënoi përparim me 30 përqind pikë në lidhje me hulumtimin e realizuar në vitin 2018, gjegjësisht nga 52% u hodh në 82% përmbushje të standardeve të caktuara. Transparenca dhe përgjegjësia e ndërmarrjeve matet përmes informacionit, raporteve dhe dokumenteve të cilat duhet të publikohen në ueb faqen e ndërmarrjeve.
Përparësia dhe vendi i parë i NPRRSH, në lidhje me kompanitë tjera i detyrohet, para së gjithash, publikimit të raportit vjetor për punën në vitin 2019, të raportit vjetor financiar për vitin 2019, të raporteve financiare tremujore për vitin 2020, të raportit revizor për vitin 2019, si dhe një pjesë të madhe nga dokumentet e detyrueshme sa i përket furnizimeve publike.
Përndryshe, publikimi i këtyre dokumenteve është një detyrim i drejtpërdrejtë ligjor i ndërmarrjeve publike dhe në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike (neni 24-a) parashihet edhe shkarkimi i drejtorit të ndërmarrjes për publikimin e tyre jo në kohë në faqen e internetit.
A kanë të publikuar raport për punën për vitin 2019
• Po • Jo
Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se NPRRSH është ndërmarrja e vetme që ka respektuar detyrimin ligjor dhe ka publikuar një person të autorizuar dhe Rregullore për raportimin e brendshëm të mbrojtur, një detyrim që del nga Ligji për mbrojtjen e denoncuesve, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe uljen e korrupsionit.
A ka ka ndërmarrja të publikuar listë të personave të punësuar në institucion me pozicione, e-mail zyrtar dhe telefona zyrtar.
• Po, për të gjithë të punësuarit
• Jo
• Po, por vetëm për udhëheqësit
• Vetëm emrat e udhëheqësve
Linku i publikimit:
https://www.ccc.org.mk/images/stories/transparentnost2020mk.pdf