Skip to content

Ne ndjekim progresin: Ndërtimi i një ure të re dhe rindërtimi i asaj ekzistuese në lumin Bregalnica në rrugën e shpejtë A4 Shtip-Radovish

Si pjesë e projektit për ndërtimin e rrugës e shpejtë  A4 Shtip-Radovish, është planifikuar ndërtimi i një ure të re në lumin Bregalnica, paralel me atë të vjetrën, e cila ndodhet në rrugën ekzistuese, për të cilën është planifikuar rindërtimi dhe riparim i saj.Ura e re do të jetë për kalimin e lumit në rrugën ekspres në drejtim nga Radovishi për në Shtip.

Ura e sapo projektuar parashifet si një AB konstruksion i shtyllave AB dhe  AB mbajtësve kryesorë të paravendosur. Pllaka e trotuarit është konstruksion i trotuarit AB. Gjatësia totale e urës është 65.94 m. Ndriçimi do të kryhet dhe po ndërtohet në përputhje me standardet e reja evropiane. Vlera e ndarë për ndërtimin e urës së re është 38,592,135.00 denarë.

Ura ekzistuese në lumin Bregalnica, me ndërtimin e rrugës së re të shpejtë A4 Shtip-Radovish, bëhet pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse ajo i nënshtrohet riparim dhe forcimit, në mënyrë që të plotësojë karakteristikat e rrugës së shpejtë.
Është bërë nga një kombinim i konstruksionit të çelikut dhe betonit. Mbajtësit kryesorë janë mbajtës të vazhdueshëm prej çeliku, dhe pllaka e trotuarit bëhet si strukturë prej betoni të armuar. Ura ka një gjatësi prej 61.1 m.

Me riparim forcohet konstuksioni i çelikut dhe pllakës së trotuarit. Po forcohen shtyllat AB të urës, trotuaret po riparohen, hidroizolimi, sistemi i kullimit, etj. Po realizohet ndriçimi i urës dhe po ndërtohet rrethoja të reja në urë në përputhje me standardet e reja evropiane. Vlera e caktuar për riparimin e urës është 35,342,218.00 denarë.

Pjesë: