Skip to content

Rustemi: Pas 50 vite, riparim i “Urës së Iskrinit” një investim me vlerë 1.9 milion euro

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe Zëvendës Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi inspektuan punimet e ndërtimit në urën mbi lumin Pçinja në rrugën rajonale Kumanovë-Sveti Nikollë, afër fshatit Dobrosane Ura e Iskrinit ”, e cila është një nga urat më të gjata në vend, me një gjatësi prej 355 metrash.

Ura karakterizohet jo vetëm nga fakti që është më e gjata, por edhe nga fakti se që kur u ndërtua gati 50 vjet më parë, ajo nuk ishte riparuar dhe ishte në gjendje jashtëzakonisht të dobët. Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ndau 1.9 milion euro nga buxheti i saj dhe filloi riparimin e urës në fillim të qershorit të vitit të kaluar.
“Deri më tani, 4 shtylla të mesme janë riparuar plotësisht, dhe 3 shtylla aktualisht janë duke u riparuar. Gjithashtu, paralelisht, po punohet për forcimin e dy trarëve kryesorë dhe tërthor të çelikut, forcimin e pjesëve të caktuara dhe mbrojtjen e tyre kundër ndryshku”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi pas inspektimit

Rustemi theksoi se rehabilitimi i urës realizohet më shpejtë sesa ishte planifikuar dhe shpreson se rehabilitimi i plotë do të përfundojë para kohe, gjë që do të mundëson një kalim të sigurt nëpër urë për përdoruesit e trafikut në këtë rrugë.

Përndryshe, ura në vete është specifike sepse trerët kryesorë janë çelik dhe me pllakë betoni të armuar. Parashifet riparim i plotë i saj dhe për momentin jemi duke punuar në shtresën e poshtme të urës, pra në forcimin e shtyllave të mesme me zgjerimin e tyre. Ura ka 8 shtylla të mesme dhe dy në fund, ato të mesme janë të larta rreth 20m.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski tha se rindërtimi i kësaj ure është një provë e realizimit të suksesshëm të projekteve kapitale. Ai rikujtoi se deri më tani janë riparuar disa ura në rrugët shtetërore.

“Deri më tani, janë riparuar gjithsej 11 ura në rrugët shtetërore, dhe aktualisht po punohet në mënyrë aktive në tre ura, duke përfshirë edhe këtë. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe ajo që dua të theksoj është se këtë vit ne vazhdojmë me aktivitet të fortë investues në infrastrukturën e përgjithshme në vend,” tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, duke shtuar se mbi 200 milion euro investime janë planifikuar këtë vit në infrastrukturë rrugore.

#Siguriparasëgjithash!

Pjesë: