Skip to content

Takim Rustemi – Dehari

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi pati një takim pune me Kryetarin e Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Në takim shqyrtuan çështjen lidhur me projektin për ndërtimin e autostradës A2 Kërçovë – Bukojçani, e cila është në fazën e konsultimit publik në përputhje me rregullat e BERZH-it që mbështet financiarisht projektin.

Dokumentacioni i projektit parashikon që gjatësia e seksionit të autostradës të jetë 12.7 km me një gjerësi totale të rrugës në drejtim të vozitjes prej 10.5 m.
Projekti përfshin: nënkalimet, kullimin, gypat dhe ujëmbledhësit me kornizë, 3 ura, 3 viadukte dhe një tunel në Kolibar. Projekti do të përfshijë gjithashtu objekte të përkohshme, si dhe ndërtimi i shtigjeve çasëshe dhe kampeve të ndërtimit.

Përndryshe, autostrada A2 Bukojcani – Kërçovë, është pjesë e Korridorit 8, dhe lidh kufirin me Bullgarinë me kufirin me Shqipërinë. Autostrada do të ndërtohet për të përmirësuar lidhjet rrugore në vend, por edhe me vendet fqinje, dhe për të përmirësuar shkëmbimin e tyre ekonomik dhe social.

Rruga ekzistuese shtetërore për në Ohër shkon paralelisht me trasën e miratuar, si dhe me vijën hekurudhore Kërçovë – Gostivar, e cila kryqëzon trasën e propozuar në disa vende.
NPRRSH aktualisht është duke punuar me projektuesit në rrugë drejt një zgjidhjeje që do të minimizojë efektet e marrjes së tokës kudo që të jetë e mundur. Në atë drejtim, ishte takimi i sotëm i drejtorit Rustemi me një pjesë të popullatës lokale që ka iniciativat e veta në lidhje me projektin. Ai i ndëgjoi dhe shprehi gadishmëri  për  tejkalim të situates.

Zgjidhja e hollësishme e projektit aktualisht është duke u finalizuar dhe pritet të rregullohet përfundimisht në tremujorin e parë të 2021.

Pjesë: