Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, inspektoi punimet e ndërtimit në një pjesë të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.
Ai u informua se për momentin ata janë duke punuar në punime tokësore, dmth po punojnë në gërmimin e një prerjeje dhe përgatitjen e një argjinaturë (pendë), si dhe në një zgjidhje teknike për zhvendosjen e instalimeve nëntokësore në pronësi të Telekomit, EVN, A1 dhe Ministrisë së Brendshme.
Shpronësimi është përfunduar, dhe vlera e projektit është( kap shumën prej) 881,742,867.03 (përfshirë TVSH-në), fonde të siguruara nga buxheti i NPRRSH.
Pas inspektimit, drejtori Rustemi tha: “Pas shpronësimit të 26 parcelave, dola në teren për të ndjekur punimet që po ndodhin aktualisht me ritëm të shpejtë në dy kilometrat e para”.
Përndryshe, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është planifikuar të ndërtohet në 2 seksione. Seksioni i parë është nga Kalimi Kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë. Pjesa tjetër e seksionit është nga fshati Bllacë deri në qarkoren e Stenkovecit. Gjatësia e përgjithshme është 12 km.