Skip to content

Po ndjekim progres: Rekonstruimi i urës në lumin Pçinja ose e ashtuquajtura Ura Iskrin, në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë

Urën Iskrin mundet lirisht ta vendosim në rubrikën “besoni apo jo” sepse është ndërtuar 50 vjet më parë dhe që atëhere nuk është riparuar ose rikonstruar dhe është një nga më të gjatat në shtetin, 335 metra. megjithëse, vitet e kanë bërë të veten. Pikërisht për atë, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore ndau rreth 2 milion euro për sanimin e saj.

Sanimi  i urës është  proces i ndërlikuar dhe kushtimisht thëne, punët “e dukshme” vijnë në fund. Por ato më pak të dukshme po punohen intensivisht. Kështu, në vijim është përforcimi i shtyllave / xhaketim (zgjerimi i prerjes tërthore të shtyllës ekzistuese me d = 15 cm). Ura ka 8 shtylla të mesme dhe dy ato fundore. Deri më tani, 3 shtylla të mesme janë sanuar plotësisht, dhe në 2 shtylla janë po kryhet sanimi. Poashtu paralelisht  po punohet  për përfocimin e dy trarëve kryesorë të çelikut. Për gëzimin tonë të madh, sanimi i urës po zhvillohet më shpejtë se dinamika e parashikuar dhe ashtu do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.

Afati i fundit për përfundimin e gjithë intervenimit është deri në qershor viti  2022.

Pjesë: