Eshtë kryer inspektim i aktiviteteve të punës për rehabilitimin, rikonstruimin dhe zgjerimin e 3 korsive në rrugën shtetërore Kriva Pallankë – Deve Bair.
Inspektimi u krye nga Kryeministri i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore Ejup Rustemin, zëvendës kryetari për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore Lupço Nikolloski, ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe kryetari i Komunës së Kriva Pallankës Borjanço Micevski.
Bëhet fjalë për investim me vlerë 10.16 milion euro, të siguruara përmes BERZH-it, fonde me të cilat do të rehabilitohen 13.2 km rrugë me gjerësi 10.5 metra.