Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Aleksandar Stojanov në kuadër të vizitës së punës në Komunën e Novo Sellës me kryetarin e komunës Blazhe Velkov, inspektoi punët ndërtimore në rrugën rajonale Strumicë-Novo Sellë- në kufirin me Bullgarinë, ku në rrjedhë është asfaltimi i aksit rrugor që kalon përmes vendbanimit Novo Sellë.
Në rrjedhë është përmirësimi i rrugës me gjatësi prej rreth 2 kilometra në vlerë prej 15 milionë denarë, mjete të ndara nga buxheti i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.
Aktivitetet për përmirësimin e rrugës rajonale Strumicë-Novo Sellë – kufiri me Bullgarinë në gjatësi prej 10 kilometra kanë nisur vitin e kaluar, është projekt shumëvjeçar dhe zbatohet në Programin e mirëmbajtjes së NP për rrugë shtetërore, si projekt i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. I njëjti do të vazhdojë në dy vitet e ardhshme ku do të investohen në përgjithësi 60 milionë denarë.