Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajlovski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Aleksander Stojanov bënë një vizitë në punët ndërtimore dhe të asfaltimit të qarkores në hyrje të Koçanës.
– Punohet në rehabilitimin dhe asfaltimin e aksit rrugor nga hyrja në Koçanë në gjatësi prej 1.200 metra me një vlerë totale prej 8.5 milionë denarëve, deklaroi Misajllovski.
Ministri informoi se tenderi është shpallur për ndërtimin e rrugës Koçanë-Dellçevë, në gjatësi prej 30 kilometrave, me një kosto prej 10 milionë euro. Me ndërtimin e këtij aksi rrugor, theksoi, do të fillohet nga fundi i këtij viti.
Në pyetjen deri ku është procedura e ndriçimit të qarkoreve në Koçanë, drejtori i NPRRSH Stojanov theksoi se në rajonin e Koçanës dhe Vinicës janë ndriçuar plotësisht qarkoret në Orizarë dhe në hyrje të Vinicës nga autostrada Koçanë- Dellçevë.
– Mbetet për t’u ndriçuar qarkorja në Koçanë për Zrnovcë. Kontrata është nënshkruar me kontraktuesin dhe presim të fillohet me ndriçimin edhe të kësaj qarkoreje, tha Stojanov.