Filloi rindërtimi i rrugës lokale në “Gorno Lisiçe” (Lisiçe e epërme) në Komunën Aerodrom

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Aleksandar Stojanov dhe kryetari i Komunës së Aerodromit Ivica Koneski e shënuan fillimin e rindërtimit të rrugës lokale në Gorno Lisiçe (Lisiçe e epërme).
Gjatësia e rindërtimit të rrugës lokale “Gorno Lisiçe” (Lisiçe e epërme) është rreth 1.7 kilometra, një investim në vlerë prej 14 milionë denarë.

Rindërtimi përfshin nivelimin e pusetave dhe riparimin e gropave. Përskaj rindërtimit të shtresës së re të asfaltit me një gjerësi prej rreth shtatë metra, do të rindërtohen edhe trotuaret me pllaka bekatoni.
Muajin e kaluar në Gorno Lisiçe (Lisiçe e epërme) filloi rindërtimi i rrugës lokale “Todor Çangov” në gjatësi prej 1660 metrash.