Në praninë e ministrit për kulturë zonja Elizabeta Kançeska Milevska, drejtorit të NP për rrugët shtetërore z. Lupço Georgievki, Kryetarit të komunës së Kavadarit z. Aleksandar Panov, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe të popullatës vendore, sot u lëshua në përdorim rruga lokale në fsh. Resava – fsh. Begnishtë..
Me rikonstruksionin e kësaj rruge lokale në gjatësi prej 4,43 km, u realizua rruga e asfaltuar moderne me gjerësi prej 5,5 metra, me këtë u mundësua zhvillimi i sigurt dhe i shpejtë i komunikacionit në Kavadar, duke i përfshirë edhe vendbanimet Resava dhe Begnishtë , që gjenden në afërsi të Liqenit të Tikveshit. Investimi është në shumën prej 37,5 milion denarë.