Kontratën për huazime nga Banka Botërore dhe Kontratën për garanci të huamarrjes nga Banka Botërore për ndërtim dhe rikonstruksion të rrugëve, e nënshkroi ministri i financave z. Zoran Stavrevski, së bashku me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, zonja Tatjana Proskurjakova dhe drejtorin e NP për rrugët shtetërore, z. Lupço Georgievski.
Kontrata është në vlerë prej 52 milion euro dhe paraqet fazën e parë të projektit me Bankën Botërore, për financimin e strategjisë së re 4 vjeçare, me të cilën janë paraparë gjithsej 400 milion dollarë për Republikën e Maqedonisë.
– Shuma e parë prej 52 milionë euro do të shfrytëzohen për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve, kurse gjatë vitit të ardhshëm, presim edhe realizimin e projektit për rrugët në vlerë prej rreth 100 milion euro. Pakoja e përgjithshme, e cila do të përcaktohet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve, që do të financohen nga Banka Botërore, do të arrij shumën prej më shumë se 150 milion euro, theksoi Stavrevski.
Mjetet janë të fituara me kushte tejet të volitshme, me shkallë variabile të interesit, e cila për momentin është 0,6 %, me afate të pagesës prej 23 viteve dhe me grejs periudhë prej 6 viteve.
– Ky është projekti i dytë i përcaktuar për transportin rrugor, të cilin Banka Botërore për momentin e financon në Maqedoni, përskaj projektit në rrjedhë që ka të bëjë me përkrahjen e rrugëve lokale dhe rajonale.
– Ky huazim ofron mundësinë e përmirësimit të rrjetit rrugorë, që është faktor i domosdoshëm për rritjen e zhvillimit dhe jetësimin e ekonomisë. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore do të nënkuptojë lidhje më të mira dhe udhëtime më të sigurta të qytetarëve të Maqedonisë, theksoi Proskurjakova.
– Me këtë kontratë, theksoi drejtori i NP për rrugët shtetërore, z. Georgievski, po rrumbullakohet konstruksioni financiarë për rehabilitimin dhe rikonstruksionin e më shumë rrugëve magjistrale dhe rajonale, që kanë një rëndësi tejet të madhe për Republikën e Maqedonisë.