Skip to content

U ndriçua një kilometër e rrugës magjistrale Gostivar – Kërçovë

Në vazhdën e zbatimit të politikave qeveritare për rritjen e sigurisë në komunikacion, përmes projekteve për ndriçim të rrugëve shtetërore, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore, prej vitit të kaluar me përkushtim punon për ndriçimin e rrugëve shtetërore, rrugëve magjistrale si dhe të akseve në qytetet dhe në vendbanimet e shtetit tonë.

Vitin e kaluar u ndriçuan 20,5 km të rrugëve automobilistike, rrugëve magjistrale, akseve dhe tuneleve në vlerë prej 2,4 milion euro.
Prej fillimit të vitit 2014, deri më tani janë të ndriçuara rreth 9 km të rrugëve me ç’rast gjithsej janë vendosur 224 kandelabra në vlerë prej rreth 31 milion denarë.

Sot, drejtori i NP për rrugët shtetërore, z. Lupço Georgievski e lëshoi  në përdorim ndriçimin e stacionit pagesor Gostivar, në drejtim të qytetit të Gostivarit. Janë vendosur 17 kandelabra (lartësia 12 metra) në gjatësi prej rreth një kilometër, kurse vlera e investimeve është 3,22 milion denarë. Ndriçimi është realizuar me sistemin e zvogëlimit të shpenzimit të energjisë elektrike (diminuim) me ulje automatike të tensionit hyrës në kohë të caktuar.
Në fillim të vitit, u realizua ndriçimi i hyrjeve në qytetin e Prilepit, aksit Tetovë – Junga, autostrada “Nëna Terezë”, aksi para qytetit të Shtipit, gjithsesi u realizua edhe ndriçimi i udhëkryqit para Vevçanit.

Pjesë: