Në drejtim prej Velesit kah liqeni Mlladost, përfundoi asfaltimi i 1200 metrave të para. Punët ndërtimore vazhduan me rikonstruim të edhe një kilometri në vazhdim, dhe do të vazhdohet siç është paraparë.“Rehabilitimi i këtij drejtimi rrugër është pjesë e ciklit të madh investues të realizuar nga NP për Rrugë Shtetërore, potencoi drejori Rustemi dhe shtoi se: ”Mirëpres që këtë drejtim rrugor ta përfundojmë brenda afatit të paraparë. Siç u informuam nga kontraktori dhe mbikëqyrësi punët ndërtimore po ecin me një dinamikë të mirë. Mjetet për rehabilitimin e këtij drejtimi rrugor janë siguruar përmes huamarrjes nga BERZH-i. Këtë vit në buxhet kemi mbi 460 milion euro për investime në infrastrukturë, që do të thotë se na paraprin një vit ndërtimesh dhe rehabilitimesh të rrugëve shtetërore.”, deklaroi drejtori i NPRRSh, Ejup Rustemi.
Kontraktor i punëve ndërtimore është JV INFRA EXPERT & VATO SH.P.K i cili është vënë në punë në gusht të vitit të kaluar dhe afati i përfundimit të punëve ndërtimore është 9 muaj. Mbikëqyrjen mbi punët ndërtimore kryhet nga EUROCONSALTING.
Ministri Bllagoj Boçvarski tha se kushtet e volitshme kohore mundësojnë të punohet në mënyrë aktive në rehabilitim të të gjitha rrugëve dhe shtoi:” Sot me drejtorët e NP për Rrugë Shtetërore, kryem inspektim në rehabilitimin e rrugës Katllanovë – Veles, në gjatësi totale prej 8,4 kilometra. Praktikisht kjo është rruga e vjetër nga Katllanova për në Veles dhe përmes këtij investimi duam që ta rindërtojmë rrugën e vjetër, e cila deri më tani ishte në gjendje të keqe. (mjerueshme). Gjithashtu, kjo është një lidhje rrugore shumë domethënëse duke pasur parasyshë se i lidh Velesin me liqenin e Velesit, ku kemi komunikacion intenziv dhe vizitë të një numri të madh turistësh. Jam i kënaqur me punën e kontraktorit, rehabilitimi po rrjedh me ritmin e paraparë dhe mirëpres që plotësisht të përfundoj para fillimit të verës së këtij viti.”