Përkrah fillimit të motit të ndryshueshëm të vjeshtës, prapëseprap intensivisht po punohet në ndërtimin e magjistrales Gradsko-Prilep, më saktë në segmentin e dytë Drenovë – Farish, ku inspektim kryen zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Bllagojçe Tërpevski së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Në këtë brez prej vetëm 10 kilometrash po ndërtohen dy tunele, 21 ura, 5 nënkalime, 11 mure mbajtëse, një rrethrrotullim në rrugën lokale me nyjen rrugore në Drenovë dhe një viadukt. Gjerësia e segmentit Drenovë-Farish është e ndryshueshme, 5 km janë me platformë asfalti prej 12,4 m që i përshtaten magjistrales, ndërsa pjesa e mbetur prej më shumë se 5 km janë me platformë prej 17 m që i përshtaten autostradës me gjerësi të reduktuar.
“Sot kryem inspektim edhe në punimet e tunelit dhe siç mund ta shihni në njërën anë është kryer depërtimi, ndërsa në anën tjetër është duke u kryer depërtimi i trasesë, janë të asfaltuara 5 km me shtresën e parë dhe progresi fizik i punimeve është 55%. Për segmentin Drenovë -Farish i cili është me gjatësi prej 10.2 km janë ndarë mjete në vlerë prej 33,3 milionë euro të siguaruara nga BERZH-i. Në këtë pjesë kontraktor i punëve ndërtimore është Sinohidro, ndërsa mbikëqyrës janë GEING DOO dhe EURO CONSULTING. E kemi theksuar shumë herë se ky drejtim rrugor është një nga drejtimet rrugore më të rëndsishëm në vend. Nëpërmjet tij çdo ditë kalojnë rreth 6 mijë automjete të të gjitha kategorive dhe është karakteristikë se është drejtim rrugor ku gravitojnë shumë automjete mallrash, të cilat e rrëndojnë edhe më shumë këtë drejtim rrugor. Pikërisht për këto arsye i kushtojmë rëndësi të veçantë ndërtimit të magjistrales Gradsko-Prilep, e cila do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve”, deklaroi zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Bllagojçe Tërpevski.
Në fazë përfundimtare tashmë është edhe rehabilitimi i drejtimit rrugor Gryka e Farishit-Prilep, kalimi Pletvar, me gjatësi prej 19 km dhe me vlerë prej 5.6 milionë euro, me çka krahu D i Transportit Pan-Evropian Korridori 10 do të jetë më i shpejtë dhe më i sigurtë për qarkullim të trafikut.