Skip to content

Rustemi: “Po përfundojnë punimet në segmentin Farish – Prilep në gjatësi prej 19 km për të cilën kemi ndarë mjete në vlerë prej 4.07,milion euro”

“Drejtimi rrugor Gradsko që çon në drejtim të Prilepit është një nga drejtimet rrugore më të frekuentuara dhe këtu lëvizin rreth pesë mijë automjete çdo ditë, por karakteristikë e këtij segmenti është frekuenca e rritur e trafikut të rrëndë i cili është rreth 18% nga trafiku i përgjithshëm. Kjo duket të jetë më se normale duke pasur parasyshë faktin se kjo rrugë lidh dy rrajone të rrëndësishme bujqësore – industriale, atë të Pellagonisë dhe të Vardarit. Rajoni i Pellagonisë në jug kufizohet me Republikën e Greqisë dhe me Republikën e Shqipërisë, dhe për këto arsye është i rëndësishëm për lidhjen rrugore e cila është pjesë e Korridorit 10D. Këtu kryqëzohen nyjet rrugore dhe hekurudhore që janë pjesë e rutës ndërkombëtare”. Këtë e deklaroi drejtoti i Ndërmarrjes Publike për rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore të cilat i kreu së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidjeve, Bllagoja Boçvarski.

Rustemi gjithashtu shtoi se: “Qytetarët që gravitojnë në drejtim të  Prilepit dhe Manastirit e dinë mirë që këto 20 kilometra janë të vështira për t’u vozitur sidomos në periudhën e cila po afrohet a ajo është  periudha e dimrit. Prandaj ndërmorëm aktivitete ndërtimore për ta bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të sigurtë, si dhe filluam me rehabilitimin e segmentit Farish – Prilep në gjatësi prej 19 km, mjete të cilat i kemi ndarë me ndihmë të BERZH-it në vlerë prej 4.07 milion euro. Siç mund të vëreni punimet ndërtimore janë drejtë përfundimit. Falemderojmë Kontraktorin e punëve ndërtimore Stenton Gradba dhe Grin Line me mbikëqyrësin Divi për kryerjen e rehabilitimit. Presim që qytetarët e këtij rajoni në fillim të stinës së dimrit  të ngasin makinat në një segment të ri të rehabilituar që do të thotë siguri më e madhe”,deklaroi Rustemi.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe Qeveria e RMV-së, po investojmë në disa projkete në këtë rajon. Po punohet në mënyrë intenzive dhe në magjistralen Gradsko – Drenovë, e cila në të ardhmen duhet të lidhet me ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir, të cilën duhet ta ndërtoj Konsorciumi Amerikano – Turk “Behtel dhe Enka” dhe me rehabilitimin e filluar të rrugës magjistrale  Manastir – Mexhitlija do të lidhemi shpejtë dhe sigurtë me Republikën e Greqisë.

Pjesë: