Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rrustemi, sëbashku me prefektin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës Medat Kurtovski, kryetari i këshillit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës Alil Alili dhe drejtori i Parkut nacional “Mavrovë” Samir Ajdini, kanë kryer inspektim në punët ndërtimore në rehabilitimin e rrugës regjionale R1202, seksioni Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë.
eksioni është në gjatësi prej 18.5 km, me gjërësi prej 6 metrave, ndërsa vlera e ndarë është 6,18 milion euro, mjete të siguruara nëpërmjet BERZH.
Për momentin po kryhen punët përgatitore, ndërsa inspektimi ishte kryer në një prej më tepër mureve të qëndrueshme, në të cilat po kryhen punë ndërtimore.
Punët po kryhen sipas dinamikës së paraparë, dhe presim të mbarojnë deri në muajin gusht vitin e ardhshëm.
Të rikujtojmë. Ndërrmarja publike për rrugë shtetërore, pas marrjes së miratimit nga ana e Bankës Evropjane për Ripërtrirje dhe Zhvillim (BERZH), nënshkroi Kontrata për rehabilitimin e 6 seksioneve me gjatësi totale prej 84 kilometrave.
#MetërPërMetërKilometër! Kilometra që do të thonë jetë!