Skip to content

Po ndjekim progresin: rruga rajonale R2345 Bigla – Trsino

Banorët e vendbanimit Bigla, i cili gendet në shpatet veriperëndimore të malit Golak, që nga viti 1994 kanë pritur rekonstruimin dhe zgjerimin e rrugës së ngushtë, që do të thotë siguri më e madhe në trafik, por edhe  lidhje komunikimi më të mirë të fshatrave që gravitojnë në këtë rajon.

  

Për kënaqësinë tonë të madhe dhe për kënaqësinë e banorëve të disa vendbanimeve  të Delçevës dhe të Vinicës, NPRRSH raporton se ditët e fundit po punohet intensivisht në rekonstruimin e rrugës rajonale Delçevë-Vinicë, përmes fshatit Bigla, ku po asfaltohen 4 km të fundit.

Më parë, në këtë drejtim të  rrugës rajonale u kry rekonstruim i 14 kilometrave Në këtë pjesë ka dhe zgjërim të rrugës nga tre në pesë metra. Po punohet për ndërtimin e bankinave dhe kanaleve kulluese.

Seksioni i fundit është nga fshatrat Bigla deri në fshatin Trsino, kështu që gjatësia totale e këtij drejtimi rrugor  do të rrumbullakoset në 18 km. Mjetet për realizimin e këtij projekti infrastrukturor në vlerë prej 30 milion denarë i siguroi  Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Pjesë: