Skip to content

Rustemi: Qytetarët do te lëvizin në qarkoren e re moderne dhe të sigurt për në Shtip

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski informuan se qytetarët e Shtipit dhe  juglindjes do të lëvizin në qarkoren e re moderne dhe të sigurt. Ata inspektuan punimet  ndërtimore në fazën e dytë të ndërtimit të magjistrales Shtip-Radovish, punimet ishin në avancim ndërsa sot lirisht mund të konstatojmë se ato hynë në fazën përfundimtare dhe në përputhje me dinamikën e deritanishme, seksioni do të përfundojë para afatit të paraparë e që është kah fundi i muajit prill të vitit të ardhshëm.

„Qytetarët nga nesër do të mund të vozisin në qarkoren nga nyja e Shtipit Perëndim deri tek nyja e Shtipit Jug në gjatësi prej 6 km i cili do të lëshohet me regjim të përkohshëm, tashmë të rinovuar dhe të sigurt, dhe njëherësh  qarkullimi  përmes Qytetit të Shtipit do të normalizohet.Sa i përket karakteristikave teknike të këtij seksioni, veçojmë: gjërësia e rrugës së asfaltuar është 11.4 m, trashësia e asfaltit është 15 cm me dy shtresa. Rruga është e ndërtuar në dy korsi nga 3.5 m secila dhe dy korsi ndalimi nga 2 m. Në një pjesë të seksionit, për të mundësuar hyrjen dhe daljen e kapaciteteve industriale, është bërë rehabilitimi i rrugës ekzistuese për qarkullim të pandërprerë  dhe të sigurt  të komunikacionit është ndërruar konstruksioni i asfaltit dhe është rehabilituar tërësisht nyja Shtip Perëndim. Nga nyja Tre Çezme deri te nyja Shtip Perendim në gjatesi prej 3 km punohet në vazhdimësi dhe në mënyrë intensive dhe dua të theksoj se komunikacioni nga nyja Buçim deri te nyja e Radovishit nga  ky muaj është i liruar me regjim të përkohshëm“, tha Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi pas inspektimit në teren.

Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarksi shprehi kënaqësinë që Shtipi ka një qarkore të re moderne si pjes e magjistrales Shtip- Radovish: “Praktikisht, me këtë  komunikacioni në Shtip po kthehet në normalitet. Sot pas 40 viteve kemi bërë rekonstruimin e kësaj rruge për vitet dhe dekadat e ardhshme, a do të jete para së gjithash për siguri më të madhe  dhe transport të shpejtë“, tha ministri Boçvarski.

Magjistralja  A4 Shtip-Radovish me gjatësi të përgjithshme prej 40.46 km është projektuar dhe realizuar me cilësi në përputhje me standardet më të reja dhe më të larta Evropiane për komunikacion të pandërprerë  dhe të sigurt. Ndërtohet në dy faza dhe e para ka përfunduar dhe është vënë në funksion në qërshor të këtij viti. Dhe faza e  dytë është me gjatësi rreth  17 km  dhe me vlerë  prej 15 miljon euro në fazën e përfundimit. Me ndërtimin e kësaj rruge qarkullimi do të jetë më i sigurtë, do të shkurtohet koha e udhëtimit dhe do të zvogëlohen shpenzimet e pjesëmarrësve në trafik.

Pjesë: